16 qershor 2010

Melo emëron djalin e tij, Lineker

Mesfushori brazilian, Felipe Melo ka bërë të ditur se ka emëruar djalin e tij në nder të ish-yllit anglez, Gary Lineker. “Djalit tim ia kam lënë emrin Lineker, sepse më duket emër i bukur, i ndryshëm dhe është nder. Gary ishte futbollist i mirë, emër i madh në Kombëtaren e Anglisë dhe historinë e futbollit anglez”, tha Melo gjatë një konference për shtyp.

Mesfushori 26-vjeçar i Juventusit është krahasuar me selektorin Dunga pas paraqitjeve të mira me Kombëtaren braziliane.

“Ne kemi karakteristika të ngjashme dhe kjo është me rëndësi. Secilit ekip i nevojitet një futbollist me karakter të fuqishëm, i cili shërben ndihmë kur të tjerët kanë nevojë. Kemi stil të ngjashëm, gjithmonë luftoj për të vjedhur topin dhe asnjëherë nuk më pëlqen të humbi një duel. Dunga ishte i tillë. Dunga dominoi në pozitën e tij. Mundohem të mësoj nga kjo përvojë dhe këshillat e tij. Ai tashmë ka fituar gjithçka – unë jo”, përfundoi Melo.

Dunga bëri 96 paraqitje për Brazilin dhe ishte kapiten i ekipit që fitoi Kampionatin botëror 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.