25 qershor 2010

Merkato kuqezi; Trezeguet dhe Camoranesi te Milani

Dyshja e Juventusit, David Trezeguet dhe Mauro Camoranesi, janë shumë pranë bashkimit me Milanin, pasi koha te Juve u ka kaluar, njofton “Tuttosport“.

Sportivja italiane spekulon se marrëdhëniet e mira në mes të Juventusit dhe Milanit, që u shfaqën edhe në këtë merkato, me transferimin e Storarit, mund të kenë si fryt edhe kalimin e Camoranesit dhe Trezeguet në “San Siro“. Milani është duke e kërkuar Trezeguet që prej disa vitesh dhe, sipas të gjitha gjasave, do të pajtohet që ta transferojë francezin, ashtu si Camoranesin, që e ka humbur vendin e tij te Juventusi, me ardhjen e Simone Pepes.