21 qershor 2010

Milani e Juventusi pas Lanzafames

Vëllai dhe agjenti i sulmuesit të Parmës, Davide Lanzafame, ka deklaruar për Goal.com, se vëllai i tij nuk di se ku të shkojë, pasi që një numër i madh i skuadrave janë në kërkim të tij.

Lanzafame impresionoi sezonin që sapo përfundoi me fanellën e Parmës, ndërsa sipas pohimeve të Giovanni Lanzafames, Milani dhe Juventusi janë në kërkim të tij klientit të tij. Në këtë garë përparësi më të madhe ka Juventusi, duke qenë se kartoni i lojtarit është në bashkëpronësi të Juves dhe Palermos.

“Më duhet të jem i sinqertë, shenjat për Juventusin janë pozitive, por duhet të presim. Ne kemi besim. Së pari duhet të zgjidhet bashkëpronësia. Ne po presim një vendim, që do të merret të premten. Pa marrë parasysh se kush do t’i mbajë të drejtat e plota, do ta shesë përsëri gjysmën e kartonit, derisa të vjen ndonjë ofertë e madhe. Më mirë është që ai të qëndrojë te Parma. Milani? Ka pasur fjalë rreth kësaj, ndërsa kjo do ishte zgjidhje fascinuese”, tha agjenti i Davide Lanzafames.