22 qershor 2010

Storari i ngazëllyer me kalimin në Juve

Portieri i Milanit, Marco Storari, gjendet sot në Torino për të kompletuar kalimin e tij te Juventusi.

Storari ka arritur marrëveshje për kushtet me Juven dhe pritet gjatë ditës ta kompletojë transferimin e tij.

“Jam i lumtur, është diçka që gjithmonë kam dashur ta bëj, të luaj për biankonerët. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Storari mbrëmë derisa është larguar nga zyrat e Juventusit.

33-vjeçari do të ribashkohet me trajnerin e ri të Juventusit, Gigi del Neri, i cili sezonin e kaluar ka luajtur në Sampdoria.