09 qershor 2010

Zyrtare: Simone Pepe huazohet te Juventusi

Juventusi ka transferuar si huazim mesfushorin e Udineses, Simone Pepe, për sezonin 2010/2011, me mundësi të blerjes komplete të kartonit të italianit.

“Klubi i futbollit Juventus komunikon të ketë arritur marrëveshjen me Udinesen për angazhimin në bazë të përkohshme të lojtarit Simone Pepe, nga 1 korriku 2010, për një shumë prej 2.6 milionë euro. Kontrata parasheh dhe ia lejon Juventusit ta blejë lojtarin në bazë permanente pas përfundimit të sezonit të ardhshëm për 7.5 milionë euro”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi bardhezi.

Simone Pepe aktualisht gjendet në Afrikën e Jugut, ku do të luajë në fanellën e kombëtares Azzure në Botërorin e sivjetmë. /