31 korrik 2010

Amauri e nis me dygolësh: Është viti im

Falë sulmuesit dhe brazilianit Diego, bardhezinjtë hipotekojnë kualifikimin ndaj Shamrok Roversit

Në 1996-ën kur Del Piero me një magji të tij ndihmoi në fitoren e Juventusit kundër Internacionalit në Kupën Interkontinentale Diego da Kunja ëndërronte të bëhej pjesë e sektorit të të rinjve të Santosit, disa vite larg Europës dhe larg Juventusit. Sot Del Piero rrezikon të eklipsohet, i lënë në hije nga një lojtar që prej një viti ndodhet tek Juvja dhe që dukej se do të ishte një kalimtar pas sezonit të kaluar, kur u ble 25 milionë euro.

Të rekuperohet Diego, të vihet në vitrinë për ta shitur ose për t’u mbështetur tek ai, ndoshta duke e aktivizuar në një pozicion të ri: kjo është detyra e Del Nerit, që në ndeshjen e parë në Europë i ka dhënë Del Pieros vetëm 9 minuta në fund të takimit.

Ka zgjatur vetëm tre minuta, pankarta ironike e shkruajtur në italisht, “Na bëj të ëndërrojmë”, e nxjerrë në shkallët e stadiumit nga tifozët irlandezë të Shamrok Rovers. Në aksionin e parë të dyshes braziliane Diego-Amauri bardhezinjtë kanë gjetur golin. Në ndeshjen e parë zyrtare Del Neri ka lënë në stol Del Pieron duke i dhënë hapësirë Diegos si sulmues i dytë, Amauri ka qenë qendërsulmues dhe në stol Trezege, me njërën kavilje të dëmtuar.

Kur të gjithë prisnin të shikonin Diegon në aksion ka ardhur shpërthimi i Amaurit. Që e ka filluar nga aty ku ishte ndalur: një dygolësh në Ligën e Europës, si dy golat më 18 shkurt në Ligën e Europës kundër Ajaksit. Gola të rëndësishëm, një shtyllë, një kartvizitë e mirë për sulmuesin pas një sezoni për t’u harruar. “Kemi akoma shumë punë për të bërë po rezultati na jep mundësinë që të përgatitemi me qetësi, jam rizgjuar falënderoj Zotin.

Tani skuadra luan për mua dhe unë argëtohem. Ky, do të jetë viti im”. Ndërkohë, ka qenë i kënaqshëm edhe fillimi i sezonit nga ana e Diegos: një gol në ndeshjen e parë miqësore, një pasim për Pepen kundër Lionit, një tjetër pasim për Amaurin në Ligën e Europës dhe disa lëvizje interesante. Por nga ai priten edhe golat. Eshtë akoma i pasaktë para portës.

Si në minutën e 40-të të pjesës së parë kur braziliani futet në zonën nga krahu i djathtë dhe kishte të gjithë hapësirën për të goditur portën, por zgjedh të pasojë në mes një top që është bllokuar nga mbrojtja. Më shumë se një sulmues i dytë, një organizator i mirëfilltë. Jo keq, duke patur parasysh se Juventusi duhet të përforcohet në repartet e tjerë dhe mbi të gjitha që Diego nuk ka ndërmend të largohet nga Juvja:

“Jam shumë i kënaqur për rezultatin. Ishte e rëndësishme ta fillonim mirë sezonin. Flitet shumë për një largim timin nga Juvja, por janë thjesht fjalë. Jam i lumtur këtu, dua të respektoj kontratën dhe të fitoj plotësisht besimin e trajnerit”, tha Diego.

Amauri: Nuk më intereson Reali

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, ka thënë se ai nuk është i interesuar për të kaluar te Real Madridi, përkundër faktit se Jose Mourinho është i interesuar në të.

“Real Madridi? Është kënaqësi që dëgjoj se Mourinho më kërkon, por unë në kokën time e kam vetëm Juventusin. Unë dua të qëndroj këtu në mënyrë që të tregoj vlerat e mia”.

“Unë jam kthyer tani dhe Real Madridi im është këtu”, deklaroi Amauri për Tuttosport.

Bronzetti: Mourinhos i pëlqen Amauri

Agjenti italian Ernesto Bronzetti ka zbuluar se Real Madridi është i interesuar në sulmuesin e Juventusit, Amauri.

“Mourinhos i pëlqen Amauri. Realit po i mungon tani Raul dhe Amauri ka perspektivë. Ai nuk është golashënues si Milito, por Mourinhos i pëlqen ai. Amauri e tregoi pak ditë më parë se sa vlen. Diego gjithashtu luajti mirë”.

“Vitin e kaluar ishte e vështirë të gjesh te Juventusi një lojtar që luajti mirë. Zaccheroni kishte të drejtë kur ka thënë se nga ky ekip nuk duhet ta largosh vetëm njërin, por komplet ekipin”, u shpreh Bronzetti për Sky Sport Italia.

30 korrik 2010

Juve, “humbasin” Bufon dhe Iakuinta

Te Juventusi nuk gjenden më portieri Xhanluixhi Bufon dhe sulmuesi Vinçenco Iakuinta...
Të paktën këtë përfundim nxjerr pasi viziton faqen e internetit të klubit bardhezi.

Nëse klikon te seksioni “team and staff” (skuadra dhe stafi), në fakt emri i Bufonit dhe Iakuintës nuk figuron.

Një ngatërresë e pazakontë nga e cila të prekurit direkt mund të shqetësohen. Mos ndoshta klubi dëshiron t’i shesë? Vështirë se mund të ndodhë, megjithëse merkatos nuk i dihet asnjëherë.

Moggi përgëzon Interin, këshillon Juven

Njeriu më kontrovers në futbollin italian, Luciano Moggi, ishte plot lëvdata për kampionët e Evropës, Inter, sa i përket strategjisë së transferimeve gjatë këtij afati kalimtar veror, kurse nga ana tjetër ka këshilluar drejtuesit e Juventusit që të heqin dorë nga Diego.

“Përgëzimet e mia për Interin. Kampioni i Evropës po bëhet më i fortë me operacionet, si të largimeve ashtu dhe të transferimeve. Ata do të shesin Maicon dhe Balotelli, por blerjet e Mascheranos dhe Kuyt do të mbajnë prezencën fizike të ekipit. Në fakt, unë mendoj se Interi do të jetë edhe më i fortë pas këtij afati kalimtar veror”.

“Sa i përket Juventusit, dyshimet paraqiten në sulm. 40 milionë euro për Dzekon është shumë e çmendur. Në të njëjtën kohë, do të hiqja dorë nga Diego. Ai nuk i është përshtatur futbollit italian. T’i japësh atij një sezon tjetër, është një lojë bixhozi e humbur”, ka shkruar Moggi për Tuttomercatoweb në kuadër të kolumnës së tij.

Mourinho kërkon Amaurin

Strategu i Real Madridit, Jose Mourinho, ka shfaqur interesimin e tij për sulmuesin e Juventusit, Amauri, pasi që i ka pyetur drejtuesit ‘bardhezi’ se sa kushton ai.

Il Corriere dello Sport shkruan se drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë impresionuar nga paraqitja e sulmuesit brazilian ndaj Shamrock Rovers ku ai shënoi dy gola, ndërsa nga ana tjetër spekulohet për një ofertë nga Reali.

Juventusi nuk dëshiron ta shesë Amaurin, por nëse vjen një ofertë e përafërt me 22 milionë euro, atëherë Zonja e Vjetër mund të dëgjojë atë që kanë për të thënë Mbretërit e Madridit.

Marotta: Çështja Dzeko, e mbyllur!

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, përfundimisht ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Edin Dzekos te Juventusi, pasi që Wolfsburgu nuk është në disponim ta shesë atë.

“Dzeko? Na pëlqen, por Wolfsburgu nuk dëshiron ta shesë dhe kështu ky diskutim është i mbyllur”, tha Marotta për Il Corriere dello Sport.

Tuttosport kishte spekuluar të premten se Juventusi i kishte dhënë ultimatum Wolfsburgut me një ofertë të panegociueshme prej 30 milionë eurosh, e cila siç duket është refuzuar nga Ujqit gjermanë. /

Del Neri: E merituam fitoren

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, ka thënë se ekipi i tij e meritoi fitoren ndaj skuadrës Shamrock Rovers në kuadër të rrethit të fundit kualifikues në Europa League.

“Kjo fitore është e merituar dhe e rëndësishme, sepse na jep forcën për të vazhduar dhe për të punuar edhe më shumë. Ne duhet të shkojmë hap pas hapi, t’i marrimi ndeshjet javë pas jave, pa shkuar shumë larg nga vetja. Në këtë moment, ne duhet ta përmirësojmë gjendjen fizike, e cila nuk mund të jetë e përkryer pas një muaj pushimi”.

“Amauri? Ai shënoi dy gola, qëlloi shtyllën në një rast tjetër. Unë jam i kënaqur me të dhe skuadrën. Mbrojtësit Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci gjithashtu luajtën mirë, pasi që ishin të gjallë ndaj sulmuesve, të cilët ishin në formë të mirë. Grupi i lojtarëve është i motivuar dhe është duke lënë prapa vetes gjithçka që ka ndodhur sezonin e kaluar”, u shpreh Del Neri për Juventus Channel. /

29 korrik 2010

Gigi Del Neri pas ndeshjes : "JUVENTUSI KA SHPREHUR KUJDES "

"Ishte nje ndeshje qe ja vlente. Skuadra duhet te permirsohet shume, por ka shprehu ne fushe karakteristikat e saj : intesitet te larte dhe shpejtesi te madhe.

Jemi ne gjendje te mire por duhet te ecim hap pas hapi. Te fitoshim ishte e rendesishme dhe e kemi bere me merita. Duhet te kapim mentalitetin e duhur nuk duhet te bejm illuzione duhete te punojm gjithmon dhe te permisohena mundesisht ndeshje pas ndeshje".

Gigi Del Neri ka lavderuar Amaurin : " Dy gola nje shtyll dhe gjithashtu ka punar mire. Nese eshte ne gjendje te mire eshte nje lojtare qe na jep nje fizike dhe thellesi ne sulme dhe behet i rrezikshem ne zonen e penalltise.

Jam i kenaqur per sepse kjo dopiet do ti jap besim dhe jam i kenaqur me skuadren se me kete rezultat skuadra do te rris autostimen.

Ky eshte Amauri." Eshte shprehur dhe per kopien e mbrojtjes Chiellini-Bonucci:"

Ishte nje kopie e re qe skane luajtur shume bashke . Kane bere nje ndeshje te mire kunder nje skuadre jo me nje teknik te mire por qe disa here rrezikonte.

Ishte nje Juve brilante nga pikepamjet e fizike dhe mbrojtese dhe shume kompakte"

Europa League - Rezultatet

European Cups - Europa League

Sibir Novosibirsk 1 - 0 Apollon Limassol
Spartak Zlatibor Voda 2 - 1 Dnipro D'petrovsk
Beroe 1 - 1 Rapid Vienna
Dnepr Mogilev 1 - 0 Ostrava
Inter Turku 1 - 5 Racing Genk
MyPa 1 - 2 FC Timisoara
Ruch Chorzow 1 - 3 Austria Vienna
Karpaty Lviv 1 - 0 Zestafoni
Elfsborg 5 - 0 Teteks
Molde 2 - 3 Stuttgart
Utrecht 1 - 0 Lucerne
Aalesund 1 - 1 Motherwell
APOEL Nicosia 1 - 0 Jablonec
Randers FC 2 - 3 Lausanne Sports
Odense 5 - 3 Zrinjski Mostar
Kalmar 1 - 1 Levski Sofia
Maccabi Haifa 1 - 0 Din. Minsk
Cercle Bruges 1 - 0 Anorthosis
Dinamo Bucuresti 3 - 1 Hajduk Split
Galatasaray 2 - 2 OFK Belgrade
Wisla Krakow 0 - 1 FK Karabakh
Nordsjaelland 0 - 1 Sporting Lisbon
Gyor 0 - 1 Montpellier
Maribor 3 - 0 Hibernian
Olympiakos Piraeus 2 - 1 Maccabi Tel Aviv
Plzen 1 - 1 Besiktas
Red Star Belgrade 1 - 2 Slovan Bratislava
Sturm Graz 2 - 0 Din. Tbilisi
AZ Alkmaar 2 - 0 IFK Gothenburg
Jagiellonia Bialystok 1 - 2 Aris Saloniki
Maritimo 8 - 2 Bangor City
Rabotnicki 0 - 2 Liverpool
Shamrock Rovers 0 - 2 Juventus
Buducnost P 1 - 2 Brondby

EL: Liverpool dhe Juventus pranë kualifikimit

Liverpooli dhe Juventusi kanë shënuar fitore respektive me rezultate identike prej 2-0, si mysafirë të Rabotnickit, respektivisht Shamrock Rovers.

Për Juventusin golashënues i dyfishtë ishte Amauri (3’ dhe 75’), që shënon një rikthim të suksesshëm të tij në sulmin Bianconer.

Edhe për Liverpoolin ekzistoi një golashënues i dyfishtë në ndeshjen që u zhvillua në Shkup dhe atë bëhet fjalë për David N’Gog, i cili gjithashtu shënon ringjalljen e tij në fanellën e The Reds me golat në minutat 17-të dhe 59-të.

Edhe Liverpooli edhe Juventusi ndeshjet kthyese i zhvillojnë në terren të tyre, ashtu që këto rezultate i bëjnë mjaft të relaksuar para ndeshjeve kthyese.

Shamrock Rovers - Juventus 0-2

Perfundoj takimi i pare i fazes se trete kfalifikuese per Ligen e Europes ku Juventus ne Dablin shenoj fitore 2-0 kunder vendasve te Shamrock Rovers.

Dy golat i shenoj Amauri ne minuten e 3 dhe te 75..

Marotta: Diego qëndron, Giovinco shkon

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, nuk e ka të vështirë që të tregojë planet e tij për afatin kalimtar veror.

“Diego do të qëndrojë me ne. Sa për Giovincon, ka shumë ekipe të interesuara për të dhe ne duam që ai të piqet duke luajtur futboll të rregullt. Parma? Ata janë të gatshëm të investojnë në të, duke e marrë atë në marrëveshje bashkëpronësie”.

“Pazzini? Qëllimi ynë është që të mos e bezdisim Sampdorian dhe mendoj se nuk kemi lojtarë të Sampdorias në agjendën tonë. Marquez? Unë mohoj të kem bërë ofertë për të”, u shpreh Marotta për Sky Sport Italia.

Reagimet e trajnerëve pas shortit të Serie A

Të mërkurën mbrëma është tërhequr shorti për sezonin 2010/2011 në Serie A, një short i cili ka nxjerrë mjaft përballje interesante në javët e para të tij.

Përkundër javës së parë ku llogariten ndeshje të lehta për favoritët, trajnerët Claudio Ranieri, Luigi Del Neri, Masimiliano Allegri dhe Rafael Benitez, të gjithë kanë qenë të matur në deklarimet e tyre pas shortit.

Ranieri: “Secili kampionat prezanton një tregim të ri. Ne nuk mund të mendojmë për një start të lehtë apo të vështirë. Secila ndeshje duhet të luhet dhe herët apo vonë do të përballemi me të gjithë”.

Del Neri: “Është një kalendar interesant pasi që shohim Romën dhe Interin të ndeshen në javën e pestë, të dy këta kandidatë për titull. Ne fillojmë ndaj Barit më 29 gusht dhe më pas e mbarojmë me Napolin në maj. Ne duhet të bëjmë impenjim maksimal gjatë gjithë sezonit”.

Allegri: “Ne duhet të fillojmë mirë dhe ta menaxhojmë periudhën kur do t’i luajmë ndeshjet e rëndësishme. Starti është paksa i papërshtatshëm sepse po luajmë ndaj ekipeve të sapo promovuara. Por, ne duhet të tregojmë intensitet dhe përkushtim”.

Benitez: “Ne duhet të përgatitemi për secilën ndeshje që na e tregon lista dhe ta fillojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë mendoj se ndeshjet kyçe për ne do të jenë ndaj Romës në Olimpico dhe ndaj Juventusit në Meazza”.

Kalendari i Juves 2010/11

1ª Bari-Juventus
2ª Juventus-Sampdoria
3ª Udinese-Juventus
4ª Juventus-Palermo
5ª Juventus-Cagliari
6ª Inter-Juventus
7ª Juventus-Lecce
8ª Bologna-Juventus
9ª Milan-Juventus
10ª Juventus-Cesena
11ª Brescia-Juventus
12ª Juventus-Roma
13ª Genoa-Juventus
14ª Juventus-Fiorentina
15ª Catania-Juventus
16ª Juventus-Lazio
17ª Chievo-Juventus
18ª Juventus-Parma
19ª Napoli-Juventus..

Juve, ofertë për Burdisson

Juventusi është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të mbrojtësit të Interit, Nicolas Burdisso, njofton La Gazzetta dello Sport.

Por, këtu nuk mbaron lufta për Burdisson. Sipas BBC, drejtori i Interit, Marco Branca, do të takohet me Romën, për të biseduar rreth kësaj çështje.

Sidoqoftë, besohet se Juventusi do të lansojë një ofertë prej 7.5 milionë euro, ofertë që do të pranohej nga Interi, nëse Roma nuk bën ndonjë ofertë më të lartë.

Shorti i Serie A

Është tërhequr shorti për ndeshjet e sezonit 2010/2011 në Serie A, short i cili ka nxjerrë mjaft përballje interesante në javët e para.

Në javën e parë më 29 gusht, kampioni Inter i shkon Bolognas, ndërsa Juventusi do të udhëtojë në Bari. Roma do të ketë punë me skuadrën e promovuar në Serie A, Brescia, ashtu si Milani që pret Leccen në San Siro

Java e pestë e sjellë dhe derbin e parë, në Olimpico të Romës takohen rivalët e dy sezoneve të fundit, Roma pret Interin. Një javë më pas, më 3 tetor, Interi në Giuseppe Meazza do ta zhvillojë atë që quhet ‘Derbi d’Italia’ ndaj njërit prej rivalëve më të mëdhenj, Juventusit.

Java e nëntë është e rezervuar për Milanin dhe Juventusin, të cilët më 31 tetor takohen në duelin e gjigantëve në San Siro. Derbi i kryeqytetit zhvillohet më 7 nëntor, kur në kuadër të javës së 10 takohen Lazio dhe Roma.

Në javën e 17-të, përkatësisht më 19 dhjetor, Milani pret Romën në San Siro, por po në këtë javë zhvillohet edhe derbi gjenovian mes Sampdorias dhe Genoas.

Definitivisht, java e 12-të do të jetë tejet e nxehtë, pasi që do t’i shohë më 14 nëntor të përballen njëri me tjetrin dy rivalët e përbetuar, ‘Derbi Della Madonnina’, Interi para tifozëve të vet pret Milanin në tempullin epik të Giuseppe Meazzas. Kjo nuk është e tëra. Juventusi do të ketë punë me Romën po në këtë javë, ndeshjet kthyese të së cilës zhvillohen më 3 prill.

Java e parë:

Bari - Juventus
Chievo - Catania
Milan - Lecce
Parma - Brescia
Roma - Cesena
Sampdoria - Lazio
Udinese - Genoa
Palermo - Cagliari
Bologna - Inter
Fiorentina - Napoli

Ndeshjet kryesore:

Java 5 Roma - Inter
Java 6 Inter - Juventus
Java 9 Milan - Juventus
Java 17 Milan – Roma dhe Sampdoria – Genoa
Java 10 Lazio - Roma
Java 12 Inter – Milan dhe Juventus - Roma

Diego: Nuk largohem nga Juventusi

Mesfushori kreativ i Juventusit, Diego, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Olimpico i Torinos, duke mohuar drejtorin e Bayernit, Christian Nerlinger, se atij i është ofruar Diego nga tetë agjentë.

“Siç e dinë të gjithë, babai im kujdeset për kontratat e mia. Nëse agjentët e tjerë janë duke u ofruar klubeve shërbimet e mia, atëherë kjo nuk përfaqëson realitetin e fakteve”.

“Unë jam mirë te Juventusi dhe dua të vazhdoj qëndrimin këtu deri në fund të kontratës time. Një lojtar sikurse unë, kurrë nuk do t’ia ofronte veten klubeve të tjera. Unë jam i fokusuar në ekipin tim, Juventus. Dhe unë dua t’u japë tifozëve shumë kënaqësi”, deklaroi Diego.

Del Piero synon sezon të suksesshëm

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka ofruar guximin e tij para sezonit të ri, duke thënë se skuadra do të jetë e suksesshme.

“Synimi është që të rigjejmë veten si ekip pas asaj që ndodhi vitin e kaluar. Ne duhet të përfundojmë në mënyrë pozitive, të jemi krenarë me atë që kemi bërë dhe t’i bëjmë të lumtur tifozët tanë, ashtu si gjithë klubin”.

“Interi favorit? Po, për arsye të natyrshme”, deklaroi kapiteni legjendar për Sky Sport Italia. /

28 korrik 2010

Burdisso mirëpret interesimin e Juventusit

Mbrojtësi i Interit, Nicolas Burdisso, ka deklaruar publikisht se dëshiron të largohet nga Nerazzurrët, ndërsa ka mirëpritur interesimin e Juventusit për të, në rast se Roma nuk i përmbush kërkesat e zikaltërve.

“Sikurse kam thënë shumë herë më parë, Interi është një ekip i krijuar me ide precize dhe të vendosura”.

“Unë do të vazhdoj të stërvitem me ta, sepse unë jam profesionist, por nuk dua të qëndroj në Milano, është një vendim të cilin e kam marrë shumë kohë më parë”.

“Tani e ardhmja ime është në dorë të Interit, Juventusit dhe Romës. Interesimi i Juventusit është nder i madh për mua”, u shpreh Burdisso për Tuttosport.

Shkëmbim Huntelaar-Camoranesi?

Juventusi dhe Milani mund të bëjnë biznes të mirë këtë afat kalimtar veror, pasi që po spekulohet për një marrëveshje shkëmbimi mes Mauro Camoranesit dhe Klaas-Jan Huntelaar.

Tuttosport spekulon se Camoranesi, që është pranë largimit, ka refuzuar një numër ofertash nga klube mesatare për të kaluar te ndonjë klub i madh. Dhe ai klub mund të jetë Milani. Italiani nuk shihet më pjesë e ekipit të revolucionarizuar të Del Nerit.

Me Huntelaarin në largim e sipër, të dyja klubet mund të arrijnë një marrëveshje të përshtatshme për të dyja palët. Juventusi pritet t’i ofrojë Milanit para plus Camoranesin për sulmuesin holandez. /

Juventusi, ultimatum Wolfsburgut për Dzekon

Juventusi është duke e kërkuar me ngulm Edin Dzekon, pasi që tani a ka vënë një ultimatum një javor Wolfsburgut, i cili në vete përmban një ofertë të panegociueshme prej 30 milionë eurosh.

Il Corriere dello Sport pohon se presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, e ka rritur ofertën në 30 milionë euro, në mënyrë që t’i sigurojë shërbimet e Dzekos. Mirëpo, kjo shumë nuk është e mjaftueshme për Wolfsburgun që shpreson se City do të ofrojë më shumë, përkundër faktit se Dzeko dëshiron të luajë në Itali.

Nuk ka më negociata të tipit para plus Diego, pasi që ky i fundit nuk u intereson gjermanëve, ndërsa oferta përfundimtare tani është 30 milionë euro.

Në rast se refuzohet oferta, atëherë Bianconerët do të fokusohen në Alberto Gilardinon ose Giampaolo Pazzinin, edhe pse Fiorentina dhe Sampdoria kanë thënë se nuk kanë ndërmend t’i shesin yjet e tyre. /

Tifozët e Juves kërcënojnë lojtarët

Tifozët ‘ultras’ të Juventusit i kanë shënjestruar futbollistët të cilët nuk janë duke treguar formën e tyre më të mirë për skuadrën bardh e zi.

Ata që quhen “Vikings Curva Nord” i kanë bërë ndjenjat e tyre të qarta të hënën në kampin stërvitor në Varese, ku grupi i tifozëve shpalosi një pllakatë në të cilin shkruante: “Ne duam që lojtarët të cilët duan të largohen, para se të largohen, të përjetojnë edhe një vit në ferr”.

Mauro Camoranesi, Christian Poulsen dhe Fabio Grosso janë nën llupën e tifozëve ultras të Juves.

Milani kërkon Camoranesin?

Sipas mediave italiane, Milani është skuadra që ka filluar të interesohet për mesfushorin në largim të Juventusit, Mauro Camoranesi.

Tuttosport njofton se gjatë humbjes 2-0 të Milanit ndaj Vareses të dielën, Giuseppe Marotta dhe Luigi Del Neri, kanë biseduar me Ariedo Braidan dhe Adriano Gallianin në lidhje me Camoranesin. Të katër ‘musketerët’ janë parë të ulur pranë njëri tjetrit në miqësoren ku panë disfatën e Milanit.

Zërat thonë se klubet po punojnë në një marrëveshje për italo-argjentinasin i cili është i gatshëm të largohet nga Zonja e vjetër. Camoranesi tashmë ka refuzuar oferta nga Olympiakos, Hercules dhe Club America, që ka bërë mediat të mendojnë se ai kërkon kalimin te një klub më i madh. Është thënë se trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është adhurues i flaktë i Camoranesit. /

Diego “largon” Dzekon për të qëndruar

Forma e mirë e kohëve të fundit e brazilianit, mund t’i bindë drejtuesit për të mos e shitur

Shkruhet Dzeko, lexohet Diego. Tri gërma, tri të përbashkëta. Nëse s’do të ishte për “z” dhe “k”, ngjashmëria do të ishte më e madhe nga ç’janë karakteristikat e të dy lojtarëve në qendër të strategjisë në shtëpinë e Juventusit. Boshnjaku i Volfsburgut, Dzeko, është një sulmues i lindur, golashënues i Bundesligës, ëndrra e presidentit Andrea Anjeli dhe e trajnerit Del Neri. Emri i duhur për të ndezur entuziazmin e tifozëve bardhezinj.

Investim i shtrenjtë - Diego, përfaqëson një nga simbolet e falimentimit të Juves të së shkuarës, një investim mjaft i shtrenjtë (25 milionë euro kartoni), një modul i revolucionarizuar në sezonin e shkuar (nga 4-4-2 te skema në formë rombi) për të përshtatur sa më mirë mesfushorin brazilian me tipare sulmuese. Që sot Xhixhi Del Neri po përpiqet ta veshë me “kostumin” e ri të sulmuesit të dytë, tip “ala Kasano”, ose siç parapëlqen vetë trajneri bardhezi, “ala Kristiano Doni”.

Strategjia e klubit, e studiuar në tryezë një muaj më parë, ishte mëse e thjeshtë. Pas refuzimit të Diegos për t’u transferuar në Gjermani, si “pedinë” këmbimi për të shkuar te Dzeko, e vetmja mënyrë për të bindur lojtarin ishte të kuptonte që për të nuk kishte hapësirë.

VËSHTIRËSI - Avancimi i rolit në sulm, duhet t’i kishte krijuar vështirësi në fushë dhe një konkurrencë të fortë në mënyrë që të nxitej vetë Diego që të kërkonte të shitej. Por me kalimin e ditëve erdhi krejt e kundërta. Braziliani ra në “botën” e tij, kokëulur filloi të punojë dhe pavarësisht nga zërat e merkatos po rigjen hapësira të manovrës dhe freskisë së lojës, pra duket mirëfilli në formë. Nëse do të shënonte edhe gol me një farë vazhdimësie, do të ishte maksimumi.

OVACIONE TË TURMËS - Në miqësoren e fundit kundër Lionit, ish-mesfushori i Ribeirao Pretos ka shërbyer asistin e çmuar për Pepen, goditi portën në disa raste, mori duartrokitje nga publiku dhe lavdërimet e Del Nerit: “Lëvizi shumë mirë, fizikisht gëzon shëndet, i mungon vetëm pak vazhdimësi, ritëm loje”, - është komenti i trajnerit. Nga “i gjunjëzuar”, Diego po merr revanshin në fushë, duke u kthyer në “benjamin” i tifozëve i vendosur për të mos e lënë Juven.

FOTOKOPJE E KEQE - Juvja sot është “peng” i Diegos, nuk mund ta blejë Dzekon (40 milionë euro kërkon Volfsburgu), sepse vetëm nga shitja e brazilianit, klubi mund të përfitojë parà dhe nga ana tjetër do të gjëndej me pesë sulmues në organikë dhe me kapitenin Del Piero si fotokopje “e keqe” e brazilianit. Me një rrezik ama: duke luajtur vetëm me një sulmues, Diego nuk siguron 10 15 gola në sezon, të kërkuara për një sulmues të dytë, rol që braziliani do të mbulojë.

MAROTA - Me përjashtim që Del Neri të mos kërkojë të dyfishojë sulmuesit me blerjen e një anësori roli si Milosh Krasiç. Nuk është një rastësi që në orët e fundit Bepe Marota, ka biseduar me menaxherin e anësorit të Serbisë, Marko Naletiliç, me një detyrë: të rihapë gjatë javës bisedimet me CSKA në e Moskës të ngrira mbi pasigurinë nëse duhet synuar mbi vendin e vetëm të lirë si jokomunitar për Krasiçin apo për Dzekon.

Del Neri: Nga Diego pres gjithnjë e më shumë

Trajneri i Juventusit ka kërkuar të stimulojë akoma edhe më tepër fantazistin brazilian

“Kielini ka luajtur gjithë ndeshjen në një rol që e ka kushtëzuar lojën e tij, Markizio ka qenë pak i lodhur pas pesëdhjetë minutash. Megjithatë ka qenë një paraqitje e mirë, janë lojtarë që duhet të gjejnë ritmin e lojës pas një muaji pushim”, ka thënë Del Neri pas ndeshjes së fituar 2-1 nga Juventusi kundër Lionit. “Duhet të përmirësohemi akoma shumë, sfida kundë Lionit ka qenë një test karakteri, nuk ishte e lehtë të luaje kundër një skuadre të fortë fizikisht.

Eshtë e rëndësishme të kemi lojtarë të motivuar, dhe për këtë jemi të kënaqur. Pepe? Eshtë një lojtar me karakteristika të rëndësishme që e mbulon shumë mirë fushën dhe ka kulturën e punës”. Tekniku juventin më pas i ka bërë komplimenta edhe Diegos, edhe pse ka thënë se pret gjithmonë e më shumë nga braziliani: “Po paraqitet shumë mirë, - ka pranuar Del Neri. - Nga ai pres ndeshje të tilla, edhe pse do të doja më shumë vazhdimësi. Në përgjithësi mund të them se jam shumë i kënaqur nga të gjithë”.

Dzeko në fund mund të qëndrojë tek Volfsburgu. Dhe Juventusi është gati të vërë në zbatim planin B. Vështirësitë me klubin gjerman, mundja e krahut midis lojtarit dhe klubit, çmimi i lartë (drejtori i përgjithshëm Hënes kërkon 40 milionë euro për kartonin e lojtarit), po e shtyjnë Juventusin të modifikojë objektivat në merkato. Pas përparësive të shprehura nga Del Neri, një mbrojtës qëndre, një mbrojtës krahu, një mesfushor krahu, Marota është rihedhur në sulm për Krasiç, Aogon dhe Barzaljin, tre lojtarët që duhet të kompletojnë rolet e zbuluara për momentin në organikën e skuadrës.

Me përjashtim të një shitjeje të Diegos për 18-20 milionë euro, sulmi nuk do të ndryshojë në krahasim me sezonin e kaluar. Me Krasiç, Marota ka folur nëpërmjet menaxherit të lojtarit, Marko Naleteliç: mesazhi është të pritet edhe për disa ditë. Lojtari do vetëm Juventusin pasi ka refuzar Fenerbahçen dhe Atletikon e Madridit. Për momentin nuk ka asnjë alternativë për Dzekon.

Praktikisht Juventusi, i bllokuar nga rregullorja për lojtarët jokomunitarë, mund të mos bëjë asnjë ndryshim në repartin e sulmit dhe të drejtohet nga Krasiç. Ndërsa, në mbrojtje vazhdon të jetë i fortë interesi për Aogon, mbrojtësi i krahut të majtë i Hamburgut dhe duket se ka filluar të përmendet edhe emri i Barzaljit (Volfsburg). Më pas është edhe çështja që ka të bëjë me Rafa Markez, mbrojtësin meksikan të Barcelonës: transferimi i tij tek skuadra amaerikane e Nju Jork Red Bulls duket se ka dështuar, për shkak se lojtari nuk ka gjetur një marrëveshje ekonomike me klubin amerikan.

Mbrojtësi i qendrës është elementi që i mungon mbrojtjes së Del Nerit pas marrëveshjes ekonomike që nuk është arritur me Gallas. Në fund, për sa i takon shitjeve që nga dita e sotme duhet të ketë të reja për Zebinanë (kërkohet nga AEK-u dhe Panathinaikos) dhe Xhiovinkon (nga Parma dhe Bari).

Kielini: Titulli? Objektivi ynë është Championsi

Mbrojtësi beson se Juventusi është akoma shumë larg Interit në kampionat: Për ne do të jetë viti zero

Asnjë ëndërr me sy hapur, realizëm dhe kokën e ulur. Kjo është filozofia juventine e Xhiorxhio Kielinit për sezonin 2010/11. Mbrojtësi ka folur për tema të ndryshme. Nesër do të luhet ndeshja paraeliminatore e Ligës së Europës, në Irlandë, kundër Shamrok Roversit. Nuk është saktësisht një ndeshje e madhe.

“Eshtë një javë ku punuam mirë dhe i kemi të gjitha mundësitë për të bërë një sezon të mirë, - ka thënë Kielini. - Do të jetë një vit sakrifice, do të duhet të fillojmë nga zero dhe të ndërtojmë gjithçka nga fillimi, por është normale pas asaj që ka ndodhur vitin e kaluar”. “Ka mbaruar një cikël për sa i takon drejtuesve të skuadrës, disa lojtarë janë larguar, synohet të rinovohet shumë dhe është normale që të duhet pak kohë”, ka shtuar mbrojtësi bardhezi.

“Tre vite më parë do të kishim shpresuar të ishim në një tjetër nivel, vitin e kaluar besonim se mund të fitonim diçka, por e dimë si shkuan gjërat. Tani është e drejtë të analizojmë gabimet dhe të punojmë për t’u përmirësuar”.

OBJEKTIVI CHAMPIONS LIGE - Në lidhje me objektivat në kampionat. “Realisht, duke parë edhe vitin e kaluar është e vështirë të fitosh menjëherë. Diferenca me Interin është akoma e madhe dhe edhe tifozët duhet ta kuptojnë se do të jetë një vit rindërtimi, - ka përsëritur Kielini. - Një vit zero, për shumë aspekte dhe të thuhet sot se mund të fitojmë kampionatin do të ishte një gënjeshtër. Objektivi konkret besoj se është kualifikimi në Champions dhe fakti se nuk marrim pjesë këtë vit na mërzit shumë”.

MERKATO - Kielini është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga “Zonja e Vjetër” gjatë kësaj merkatoje, por rinovimi i kontratës mund të jetë një hap larg. “Unë jam shumë i qetë dhe po jap maksimumin. Të enjten na pret një takim i rëndësishëm, të cilin nuk mund ta nënvlerësojmë. Më pas do të takohem me drejtuesit, mund të duhet pak kohë, por marrëveshja do të arrihet, - ka thënë mbrojtësi.

- Unë jam shumë i lidhur me këtë skuadër dhe me tifozët e këtij qyteti. Kam ardhur këtu kur kam qenë 20 vjeç dhe këtu jam rritur si futbollist dhe si burrë. Besoj se do të qëndroj edhe për shumë vite të tjera, edhe pse nuk mund të premtoj asgjë, sepse varet nga klubi, por besoj se të dyja palët e mendojnë njësoj”.

Lotaret e ftuar per ne Dublin

22 Lojtaret e ftuar per Dublin.
Para nisjes per ne Dublin, Del Neri publikoje listen e lojtareve te ftuar per ndeshjen e pare ne raundin e trete te para-eliminatoreve te Europa Liges.

Ja dhe lista e lojtareve te ftuar:

2 Motta
3 Chiellini
5 Sissoko
8 Marchisio
10 Del Piero
11 Amauri
13 Manninger
17 Trezeguet
18 Poulsen
19 Bonucci
20 Lanzafame
21 Grygera
23 Pepe
24 Pasquato
25 Martinez
27 Ekdal
28 Diego
29 De Ceglie
31 Costantino
32 Storari
33 Legrottaglie
40 Ferrero

Thashethemet per Buffon-in !!!

Kristian Recalcati ekspert i tregut për MEDIASET Premium, sot nisi një hipotezë te bujshme te tregut. Sipas
K.Recalcati, Juventus praktikisht ka shitur tashmë te Manchester United portierin Gigi Buffon, në shkëmbim për një çek prej
rreth 15 milion €, për shkak të gjendjes së tij fizike të pasigurt. Bufonit duhet të vene rreth 3.500.000 stelina një vit, per tre vitet e ardhshëm. Në vend të Buffonit Marotta dhe bashkëpunëtorët e tij zgjodhen Federico Marchetti...... te jete ky nje thashethem i radhes apo eshte vertet keshtu...???

Ultrasit deshirojne te shesin Camoranesin

Dje,tifozet ultaras Vikings Curva Nord shpalosen një flamur në kamp te Juventus 'trajnim në Varese qe shkruante : "Ne do ti bejme ata lojtare te largohen , por nese duan të qëndrojnë atehere të kalojnë nëpër një vit të Xhehennemit.''
Nuk eshte vetem Camoranesi ,por eshte edhe Poulsen ,dhe Grosso qe jane quajtur mercenarë.

Murinjo kërkon Xherrard dhe Amaurin

Sikurse bën të ditur “Mail on Sunday”, Zhoze Murinjo u ka kërkuar drejtuesve të Realit të Madridit të bëjnë një tentativë të fundit për të marrë Stiven Xherrardin: flitet për një ofertë prej 30 milionë sterlinash për Liverpulin. Ndërkohë surprizë është interesimi i trajnerit portugez të madrilenëve për sulmuesin brazilian të Juventusit, Amaurin. Tekniku nuk ka nevojë për një sulmues titullar, por për një rezervë të mirë, pasi nuk ka më në dispozicion Raulin, që kaloi te Shalke 04. Në këtë kuptim, braziliani i Juves do të ishte perfekt. “Special One”, sipas “Marca”-s, ka në shënjestër Mario Gomez (Bayern) e Hugo Almeida (Verder).

Kielini: Do e nisim çdo gjë nga zero

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Xhorxho Kielini, në një konferencë për mediat italiane ka folur lidhur me situatën që po përjeton klubi bardhezi por edhe për objektivat e sezonit të ardhshëm.

Kielini u shpreh se objektivi kryesor për Juventusin mbetet arritja e një vendi në Ligën e Kampionëve. “Për ne sezoni i ri do të jetë sezoni i sakrificës për të rifituar kohën e humbur. Do të jetë viti zero ku çdo gjë do të ringrihet nga e para pas një sezoni zhgënjyes si ai i vitit të shkuar. Për të parë një Juve pretendente duhet kohë pasi skuadra ka shumë nevojë për një sktukturim në të gjitha repartet dhe tani ndodhemi në fazën e menaxhimit të të gjitha mundësive që kemi”, pohoi 25-vjeçari.

Lidhur me të ardhmen e tij, mbrojtësi i kombëtares italiane u shpreh se ndihet mirë në Torino pasi aty është rritur si njeri dhe formuar si futbollist. Ai shtoi se kërkon të vazhdojë gjatë me ekipin juventin dhe të njëjtën gjë sipas tij dëshirojnë edhe drejtuesit e “Zjonjës së vjetër”.

Kielini ka analizuar edhe repartin e mbrojtjes, repart në të cilin ai luan, ku ka theksuar se bardhezinjve u njevojiten përforëcime pasi tre mbrojtësit që ka në dispozicion nuk japin garanci deri në fund të sezonit.

Marotta dëshion Agger, duhet të jap Poulsen e Tiago

Pasi që Del Neri ishte i qartë ai dëshiron edhe një qendërmbrojtës, Marotta menjëherë në gjah për t'ia plotësuar kërkesat atijë. Këtë herë nuk është fjala për ndonjë 'veteran', por për një mbrojtës i cili ka një përvoj relativisht të madhe në krahasim me moshën, fjala është për Daniel Agger. Marotta ka bërë menjëher planin, Tiago plus Poulsen në shkëmbim me Agger.
- Hodgson i dëshiron të dy këta lojtarë andaj kjo gjë është e mundur, Marotta pritet t'a vizitojë Anglinë për t'u aktivizuar në lojë më pas edhe Adebayor i cili po kërkon ekip të ri pasi kështu i është thënë nga 'Citizens.

Chiellini, mbetet ne Juventus ?

"E ardhmia ime eshte ne Juventus, por ai nuk mendon si shoku i tij
Simone Pepe i cili die kishte deklaruar se jemi ne nje nivel me
interin,CHiellini thote, Jo, me Inter nuk jemi të barabartë sipas
mendimit tim. Ne tani duhet te mendojme qe te arrijme te qellimin
yne,Champions League, ky është objektivi minimal

Trapattoni paralajmëron Juven

Ish trajneri i Juventusi zotëri Trapattoni ka paralajmëruar Juven se duhet të ketë kujdes nga Sharmock Rovers, për shkak se ata janë super të motivuar pasi që mund t'a përfaqësojnë Iralndën ne Europa League.
-"Natyrisht që kualiteti është në anën e Juves, por organizimi në anët e 'Rovers nuk mungon madje ata janë të motivuar pasi ky është mesi i sezonës. Normal duhet cekim se Rovers nuk e kan një Del Piero i cili i vetëm mund t'a fitojë një lojë ose t'pakten t'ia ndryshoj rrjedhen asaj loje, por po them se edhe Sharmock kan disa shansa për të cilat Juve duhet t'i marr parasyshë." tha për Tuttosport trajneri i Irlandes Trapattoni.

Pepe i lumtur pas golit te shenuar

Simone Pepe eshte shume i lumtur pas debutimit te tij me gol ne fanellen e Juventusit kunder Lyonit te shtunen.

"Ishte nje ndjenje madheshtore," tha ai. "Te shenosh gol ne ndeshjen debutuese ne nje skuader te madhe si Juventusi, do te me ndihmoje qe te kaloje sa me mire ketu."

"Bashkelojtaret e mi ishin nje ndihmese e madhe per mua," shtoi ai. "Une u mundova qe te jem i gatshem per Trajnerin qe te me jep detyre se cfare te bej."

"Kjo eshte nje skuader e mire dhe nje klub i madh. Keto jane baza ideale per nje fillim te mire te stinorit, ne fund do te shohim se ku kemi aritur."

Juve pas super talentit Robin Söder

Referuar websites së famshme '4-4-2.com', Juventus i është vënë pas një prej talentave më të mëdhenj suedez Robin Söder. I lindur në 1991 me vetëm nëntëmbëdhjetë vjetët e tijë luan për Gothenburg dhe ka një kontrat deri në 2013, me pak fjalë është dëshira e pothuajse qdo klubi Evropian.
-Juve është e gatshme t'i ofroj 3.5 milion për shërbimet e tijë si dhe t'a lërë në Gothenburg deri në fund të sezonit që t'a marrë vetën pas disa lëndimeve që i pësoi vitin e kaluar.

Marotta: Diegon kurr nuk i'a ofrova askujt

Dje drejtori sportiv i Bayernit, Nerlinger duke dashur t'ia ulë çmimin Diegos pati thënë se po i njëjti lojtar i është ofruar atijë rreth tetë herë nga agjentë të ndryshëm. Ndërsa mbrëmë vonë Beppe Marotta deklaroi :"Kurr nuk i'a ofruam Diegon Bayernit, sepse Diego kurr nuk ishte në transfer listë".

Drenthe në Liverpool

Drenthe ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare ne Facebook, se ai sezonin e ardhshëm do të luaj në Anfield. "Sezonin e ardhshëm do të luaj me 'Të kuqtë', shpresoj të kem një sezon të mirë" u shpreh Drenthe, një nga objektivat e kësaj merkato të Marottas, tani alternativat na mbesin Jansen, Clichy, Aogo dhe eventualisht Coentrao i Benficas.

Shkembim i mundshem Diego-Aguerro

Gazeta "IL GIORNALE": Juventus mendon shkembimin DIEGO-AGUERO. "El Kun" llogaritet dikun afro 35M Euro, ndërsa Diego afro 25 duke futur në marrëveshje Tiagon me perafersisht vlerë rreth 6 milion dhe Grosso mund të mbyller marrëveshja sipas Tuttomercatoweb.com

Ky si duket është një plan i analizuar nga Del Neri e Marotta pasi që mendonjë në një bashkpunim në sulm perfect mes Amaurit dhe Agueros. Të shohim a është vetëm një nga spekulimet e gazetave apo ka diqka të vërtetë në këtë.

Duhet cekur gjithashtu se agjenti i Augeros ka thënë: "Ende nuk jam kontaktuar nga askush, por duhet të them të drejtën se Aguero ëndërron të luaj në Serie A".
Zevendsim perfect i Del Pieros si dhe njëherit një dhuratë tifozëve nga Angelli në vitin e tijë të parë si president i Juves.

Lyoni i dobët për Juventusin

Gjiganti italian të Juventusi ka përfunduar me sukses fazën e nxehjes para duelit në Europa League ndaj Shamrock Rovers, pasi mposhti ish-kampionin e Francës, Lyon, në Stadio San Vito në Cosenza.
Lyoni kaloi herët në epërsi kur Giorgio Cihellini e ndali në mënyrë të palejuar Ishak Belfodil brenda zonës së gjashtëmbëdhjetëmetërshit. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Ederson (22’). Aly Cissokho u përjashtua në minutën e 27-të për ta lënë Lyonin me një lojtar më pak.

Amauri nxori një penalti në minutën e 39-të të cilën qetë e ekzekutoi legjenda Alex Del Piero për të barazuar rezultatin në 1-1.

Rezultatin përfundimtar të këtij takimi 2-1, e vuri Simone Pepe që u gjet mirë në zonë nga Diego.

Kjo fitore për Juventusin vjen në kohën më të mirë, pasi që Bianconerët po kërkojnë që të dalin nga kriza e thellë e sezonit të kaluar.

Marca: Morinho kërkon Amaurin në Madrid

Në numrin e sotëm të gazetës më të afërt me klubin mbretëror "Marca" është thënë se Mourinho po e kërkon me ngulm Amaurin në Madrid.

Pas largimit të Raulit tanimë si duket drejt Schalkes 'I veçanti' kërkon njërin nga Mario Gomes, Hugo Almeida dhe Carvalho de Amauri.

Gjithashtu mësohet në një interesim të Juves për shitjen e Amaurit duke lënë hapësirë dhe njëherit duke rezervuar fonde për ndonjë bomber që potencialisht mund t'a transferojnë.

Pepe: Cfare emocioni ne Cosenza

Debutim me Juventus në vetvete është një emocion i fortë, dhe kur shenin gol , atehere behet edhe me i paharrueshem.
Simone Pepe, ne Cosenza, kundër Lion, ai e jetoi një mbrëmje magjike, duke i dhënë edhe shpërblime: "Ishte një ndjenjë e madhe - thotë në konferencën e tij të parë për sht...yp si lojtar i Juventus.

Deschamp gabova kur u largova nga Juventusi

Bossi i Marseilles, Didier Deschamps edhe njehere ka deklaruar se ka bere gabim qe eshte larguar nga Juventusi ne 2007.

Deschamp arriti qe te rikthente Juventusin ne Serie A, mirepo ai u largua nga klubi dy ndeshje para perfundimit te kampionatit per arsye te mos-pajtemeve me bordin e Juventusit.

"Une nuk e mohoi qe e adhuroj shtetin tuaj," tha ai. "Une isha i lumtur edhe si lojtar edhe si trajner tek Juventusi."

"Ndoshta nje dite do te kthehem, jetes nuk i dihet."

"Une ende nuk e kuptoj se si gabova qe e lashe Juventusin ne ate menyre. Mirepo tani jam i lumutur tek Marseille."

"Kur u pyet se a eshte e mjaftueshme rikthimi i Agnellit ne krye te Juventusit qe te dergon Juventusin drejt titujve, Deschamps tha: "Rikonstruktimi nuk do te jete i lehte. Atyre u mungojne disa lojtare ne disa pozita."

"Te riktheja Juventusin ne Serie A nuk ishte edhe aq e lehte. Mirepo Ambiciet nuk ishte arma e duhur qe te jesh protagonist ne Serie A, ju duhet ide.(Kjo i referohet Seccos, Blancut dhe Giglit.)

"Une mendoj se Interi eshte ne pole position edhe pa-Mourinhon, edhe pse do te jete e veshtire per Benitezin qe te filloje nga 3 trofe te fituara."

"Shpresoj qe Juventusi te fitoje," perfundoi ai.

Del Piero i kënaqur me fitoren ndaj Lyonit

Kapiteni legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka këmbëngulur se fitorja e skuadrës së tij ndaj Lyonit ishte një hap drejt kualifikimit në Europa League, pasi që së shpejti Bianconerët përballen me Shamrock Rovers.

“Ndeshja ndaj Lyonit është një shenjë e mirë për ne, pasi që ekipi po përgatitet për sezonin e ri. Sezoni ynë do të fillojë së shpejti, pasi që do të përballemi me Shamrock Rovers në Dublin në kualifikimet e Europa League. Unë jam i kënaqur me paraqitjen time dhe të skuadrës. Kundërshtari ishte i fortë dhe në gjendje të mirë fizike”.

“Ndeshja u ndryshua nga përjashtimi i Aly Cissokhos në pjesën e parë, por përveç rezultatit, në përgjithësi ishte ndeshje e mirë për ne. Ne patëm gjëra të tjera që kemi dashur t’i arrijmë gjatë ndeshjes dhe ashtu edhe bëmë”, tha Del Piero.

17 korrik 2010

Lajme Shkurt...


  • Dzeko - Nuk i pelqejn kerkesat e Wolzburgut.. 
  • Ferrars - I fyen futbollistet Juventin.. 
  • Juventus - Pregasdit 20 milion per Forlan
  • Arsenal - Interesohet per Giovincon
  • LAJMRIM: Pas rezultateve dhe tabelave nga kampionati Botror Afrika e Jugut, GrandeJuve edhe stinorin 2010-2011 do ti percjell dhe do tju informon per rezultatet nga: 
  • SERIE A
  • KUPA E ITALIS
  • CHAMPIONS LEAGUE
  • EUROPA LEAGUE (UEFA CUP)
  • PREMIER LEAGUE
  • BUNDESLIGA
  • LA LIGA
  • LIGA 1 E FRACES
  • KATEGORIA SUPERIORE E SHQIPERIS 
  • RAIFFAISEN SUPER LIGA E KOSOVES SI DHE KFALIFIKIMET PER KAMPIONATIN EUROPIAN 2012

Te ftuarit per takimin: Hamburg - Juventus

Dje ishte stervitja e fundit ne PINZOLO, pas stervitjes se fundit ata udhetuan drejt Lubeccu-t, ku sot do te zhilloj miqesore me Hamburgun.

Per kete takim qe sot zhvillohet me fillim nga ora 18:30 ne stadiumin LOHMUHLE, Del Neri ka ftuar 20 futbollis.

E ata jane:

2 Motta
5 Sissoko
6 Grosso
10 Del Piero
11 Amauri
17 Trezeguet
20 Lanzafame
21 Grygera
22 Storari
24 Pasquato
25 Martinez
27 Ekdal
28 Diego
29 De Ceglie
31 Costantino
32 Buchel
33 Legrottaglie
34 Alcibiade
39 Marrone
40 Ferrero

“Futbolli italian, në duart e mbi 30 klaneve mafioze”

Pastrim parash nëpërmjet sponsorizimeve, ndeshje të manipuluara, baste ilegale, presidentë “kukull”, biznesi fitimprurës i botës së tifozëve “ultras” dhe kontrolli i akademive të futbollit. Mafia italiane ka vënë nën kthetra futbollin. Ky është denoncimi i shoqatës “Libera”, që ka prezantuar dosierin “Mafiet e topit – Histori kriminale dhe korrupsioni në sportin më të trukuar në botë”. Libri i shkruar nga Daniele Poto do të publikohet në muajin shtator. Shoqata “Libera” e ka drejtuar gishtin nga krahina e Lacios në Romë, e pothuajse në të gjithë pjesën jugore të gadishullit Apenin, duke mos harruar Sicilinë. Por, edhe futbolli në veri të Italisë nuk ka mbetur i paprekur nga vala e ilegalitetit që ka “pushtuar” futbollin. Më tepër se 30 klane mafioze janë të përfshira ose të përmendura në hetimet kryesore që lidhen me korrupsionin në botën e futbollit. Dosieri i paraqitur thekson se “mafia kontrollon bastet, ndikon në rezultatin e ndeshjeve, e përdorin këtë sport për të krijuar lidhje me politikën dhe pastrojnë paratë”.

Del Piero: Dua të fitoj para se të lë Juven

Kapiteni bardhezi i ka idetë e qarta për sezonin e ri: “Dua të fitoj diçka para se t’i jap lamtumirën Juventusit”.
“Kemi të njëjtin synim si atëherë kur ramë në Serinë B: fitoren. Duhet të jemi përsëri Juventusi në të gjitha aspektet, që në fund të sezonit të jemi krenarë për atë që kemi bërë. Kjo është çështja më e rëndësishme”, u shpreh sulmuesi italian i “Zonjës” në një konferencë për shtyp.

Në nëntor kapiteni fryn 36 qirinj, por duket se nuk ka aspak ndërmend të varë këpucët në gozhdë. “E ardhmja ime pas futbollit mbetet në pikëpyetje, pasi ende e ndjej veten futbollist. Jam plotësisht i përqendruar te ky sezon dhe kurrë nuk kam menduar për kontratën”, saktësoi Del Piero, duke nënvizuar se nuk ka kontakte me asnjë ekip tjetër.

Diego: Nuk dua të largohem

Mesfushori kreativ i Juventusit, Diego, është i frustruar me zërat që kërkojnë ai të largohet sa më parë nga klubi, përkundër faktit se ai edhe njëherë e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga Olimpico i Torinos.

“Unë dua të qëndroj te Juventusi, kjo është e qartë. Klubi gjithashtu duhet të mendojë në këtë mënyrë. Unë bisedova me drejtorin Marotta para pushimeve dhe gjithçka u sqarua”.

“Unë jam në qendër të merkatos? Kjo më bezdis sidomos kur njerëzit shkruajnë gënjeshtra, nuk më pëlqen kjo. Vetëm pse pata një sezon të keq nuk do të thotë se idetë e mia për Juventusin kanë ndryshuar”.

“Unë jam shumë i lumtur këtu dhe shpresoj se do të luajmë më mirë këtë vit krahasuar me vitin e kaluar”, deklaroi Diego.