31 korrik 2010

Amauri: Nuk më intereson Reali

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, ka thënë se ai nuk është i interesuar për të kaluar te Real Madridi, përkundër faktit se Jose Mourinho është i interesuar në të.

“Real Madridi? Është kënaqësi që dëgjoj se Mourinho më kërkon, por unë në kokën time e kam vetëm Juventusin. Unë dua të qëndroj këtu në mënyrë që të tregoj vlerat e mia”.

“Unë jam kthyer tani dhe Real Madridi im është këtu”, deklaroi Amauri për Tuttosport.