04 korrik 2010

Barcelona interesohet për Tiagon

Me Atletico Madridin që ende është në negociata për transferimin në mënyrë komplete të kartonit të Tiagos nga Juventusi, duket se ata do të përballen me Barcelonën si konkurrent për mesfushorin portugez.

Sipas Tuttomercatoweb, gjiganti katalanas është duke e monitoruar situatën e mesfushorit, pasi që siç po shihet Atletico dhe Juventusi janë duke ‘fjetur’ nëpër tavolinat negociuese.

Përderisa një ofertë e Barcelonës për Tiagon është larg horizontit, duket se paraqitjet e tij në fanellën e Portugalisë nuk kanë kaluar pa u vërejtur.