31 korrik 2010

Bronzetti: Mourinhos i pëlqen Amauri

Agjenti italian Ernesto Bronzetti ka zbuluar se Real Madridi është i interesuar në sulmuesin e Juventusit, Amauri.

“Mourinhos i pëlqen Amauri. Realit po i mungon tani Raul dhe Amauri ka perspektivë. Ai nuk është golashënues si Milito, por Mourinhos i pëlqen ai. Amauri e tregoi pak ditë më parë se sa vlen. Diego gjithashtu luajti mirë”.

“Vitin e kaluar ishte e vështirë të gjesh te Juventusi një lojtar që luajti mirë. Zaccheroni kishte të drejtë kur ka thënë se nga ky ekip nuk duhet ta largosh vetëm njërin, por komplet ekipin”, u shpreh Bronzetti për Sky Sport Italia.