12 korrik 2010

Buffon kërkon transferimin e Dzekos

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është duke bërë presion te klubi i tij për të transferuar sulmuesin boshnjak të Wolfsburgut, Edin Dzeko.

“Dzeko është një lojtar për të cilin s’ka çfarë të flitet. Unë mendoj se ai është një ndër pesë sulmuesit më të mirë sot në Evropë dhe ka qenë i tillë dy vitet e fundit. Ai natyrisht se do të ishte transferim shumë i mirë”.

“Del Neri gjithmonë ka punuar mirë, kudo që ka shkuar. Unë mendoj se ai ka cilësitë e duhura për të qëndruar një kohë të gjatë te një klub si Juventusi”, deklaroi Buffon për Sky Sport Italia.