07 korrik 2010

Buffon: Lippi është fitues

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e ka quajtur ish-përzgjedhësin e Italisë, Marcello Lippi, si fitues, në mënyrë që të shmangë kritikët pas dështimit në Botërorin e sivjetmë.

“Mendoj se fituesit si Lippi nuk janë kurrë të vetmuar. Së pari grupi ishte i formuar nga shumë të rinj dhe nuk është se ata janë mësuar me këso lloj kompeticionesh dhe ishte normale që të shfaqeshin probleme psikologjike”.

“I gjithë shtypi akuzonte Italinë gjatë Kupës së Konfederatave vitin e kaluar, duke thënë se fituesit e vitit 2006 duhet të qëndrojnë në shtëpi. Por, gjithashtu keni nevojë për përvojë”, theksoi Buffon për Radio 2