30 korrik 2010

Del Neri: E merituam fitoren

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, ka thënë se ekipi i tij e meritoi fitoren ndaj skuadrës Shamrock Rovers në kuadër të rrethit të fundit kualifikues në Europa League.

“Kjo fitore është e merituar dhe e rëndësishme, sepse na jep forcën për të vazhduar dhe për të punuar edhe më shumë. Ne duhet të shkojmë hap pas hapi, t’i marrimi ndeshjet javë pas jave, pa shkuar shumë larg nga vetja. Në këtë moment, ne duhet ta përmirësojmë gjendjen fizike, e cila nuk mund të jetë e përkryer pas një muaj pushimi”.

“Amauri? Ai shënoi dy gola, qëlloi shtyllën në një rast tjetër. Unë jam i kënaqur me të dhe skuadrën. Mbrojtësit Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci gjithashtu luajtën mirë, pasi që ishin të gjallë ndaj sulmuesve, të cilët ishin në formë të mirë. Grupi i lojtarëve është i motivuar dhe është duke lënë prapa vetes gjithçka që ka ndodhur sezonin e kaluar”, u shpreh Del Neri për Juventus Channel. /