28 korrik 2010

Del Neri: Nga Diego pres gjithnjë e më shumë

Trajneri i Juventusit ka kërkuar të stimulojë akoma edhe më tepër fantazistin brazilian

“Kielini ka luajtur gjithë ndeshjen në një rol që e ka kushtëzuar lojën e tij, Markizio ka qenë pak i lodhur pas pesëdhjetë minutash. Megjithatë ka qenë një paraqitje e mirë, janë lojtarë që duhet të gjejnë ritmin e lojës pas një muaji pushim”, ka thënë Del Neri pas ndeshjes së fituar 2-1 nga Juventusi kundër Lionit. “Duhet të përmirësohemi akoma shumë, sfida kundë Lionit ka qenë një test karakteri, nuk ishte e lehtë të luaje kundër një skuadre të fortë fizikisht.

Eshtë e rëndësishme të kemi lojtarë të motivuar, dhe për këtë jemi të kënaqur. Pepe? Eshtë një lojtar me karakteristika të rëndësishme që e mbulon shumë mirë fushën dhe ka kulturën e punës”. Tekniku juventin më pas i ka bërë komplimenta edhe Diegos, edhe pse ka thënë se pret gjithmonë e më shumë nga braziliani: “Po paraqitet shumë mirë, - ka pranuar Del Neri. - Nga ai pres ndeshje të tilla, edhe pse do të doja më shumë vazhdimësi. Në përgjithësi mund të them se jam shumë i kënaqur nga të gjithë”.

Dzeko në fund mund të qëndrojë tek Volfsburgu. Dhe Juventusi është gati të vërë në zbatim planin B. Vështirësitë me klubin gjerman, mundja e krahut midis lojtarit dhe klubit, çmimi i lartë (drejtori i përgjithshëm Hënes kërkon 40 milionë euro për kartonin e lojtarit), po e shtyjnë Juventusin të modifikojë objektivat në merkato. Pas përparësive të shprehura nga Del Neri, një mbrojtës qëndre, një mbrojtës krahu, një mesfushor krahu, Marota është rihedhur në sulm për Krasiç, Aogon dhe Barzaljin, tre lojtarët që duhet të kompletojnë rolet e zbuluara për momentin në organikën e skuadrës.

Me përjashtim të një shitjeje të Diegos për 18-20 milionë euro, sulmi nuk do të ndryshojë në krahasim me sezonin e kaluar. Me Krasiç, Marota ka folur nëpërmjet menaxherit të lojtarit, Marko Naleteliç: mesazhi është të pritet edhe për disa ditë. Lojtari do vetëm Juventusin pasi ka refuzar Fenerbahçen dhe Atletikon e Madridit. Për momentin nuk ka asnjë alternativë për Dzekon.

Praktikisht Juventusi, i bllokuar nga rregullorja për lojtarët jokomunitarë, mund të mos bëjë asnjë ndryshim në repartin e sulmit dhe të drejtohet nga Krasiç. Ndërsa, në mbrojtje vazhdon të jetë i fortë interesi për Aogon, mbrojtësi i krahut të majtë i Hamburgut dhe duket se ka filluar të përmendet edhe emri i Barzaljit (Volfsburg). Më pas është edhe çështja që ka të bëjë me Rafa Markez, mbrojtësin meksikan të Barcelonës: transferimi i tij tek skuadra amaerikane e Nju Jork Red Bulls duket se ka dështuar, për shkak se lojtari nuk ka gjetur një marrëveshje ekonomike me klubin amerikan.

Mbrojtësi i qendrës është elementi që i mungon mbrojtjes së Del Nerit pas marrëveshjes ekonomike që nuk është arritur me Gallas. Në fund, për sa i takon shitjeve që nga dita e sotme duhet të ketë të reja për Zebinanë (kërkohet nga AEK-u dhe Panathinaikos) dhe Xhiovinkon (nga Parma dhe Bari).