16 korrik 2010

Del Piero: Duam tituj

Kapiteni legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, është përgatitur mjaft mirë për sezonin e ardhshëm, sa që është duke menduar që tani për tituj.

“Ne duhet të rikthehemi në të qenit Juventus dhe të përfundojmë sezonin krenarë me rezultatet tona. Ne duhet të mbesim të bashkuar, sepse vetëm kështu vijnë rezultatet”.

“Ne nuk duhet të shpërqendrohemi për lojtarët që do të vijnë apo do të shkojnë. Ne duhet të fokusohemi që të punojmë sa më shumë dhe të luajmë në maksimum. Pasioni është fundamental nëse dëshironi të jeni në maje të rezultateve”.

“Unë dua të fitoj diçka me Juventusin që nga ky moment dhe deri sa të largohem. Kjo është arsyeja pse qëndrova këtu kur u dëbuam në Serie B. Unë po mendoj vetëm për këtë sezon. Unë jam ambicioz dhe dua të fitoj tituj. A mund të luaj përkrah Diegos? Nuk shoh arsye pse nuk mundem”, ka thënë ikona bardhezi.