28 korrik 2010

Del Piero i kënaqur me fitoren ndaj Lyonit

Kapiteni legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka këmbëngulur se fitorja e skuadrës së tij ndaj Lyonit ishte një hap drejt kualifikimit në Europa League, pasi që së shpejti Bianconerët përballen me Shamrock Rovers.

“Ndeshja ndaj Lyonit është një shenjë e mirë për ne, pasi që ekipi po përgatitet për sezonin e ri. Sezoni ynë do të fillojë së shpejti, pasi që do të përballemi me Shamrock Rovers në Dublin në kualifikimet e Europa League. Unë jam i kënaqur me paraqitjen time dhe të skuadrës. Kundërshtari ishte i fortë dhe në gjendje të mirë fizike”.

“Ndeshja u ndryshua nga përjashtimi i Aly Cissokhos në pjesën e parë, por përveç rezultatit, në përgjithësi ishte ndeshje e mirë për ne. Ne patëm gjëra të tjera që kemi dashur t’i arrijmë gjatë ndeshjes dhe ashtu edhe bëmë”, tha Del Piero.