12 korrik 2010

Felipe Melo: S’jam unë fajtori i dështimit

Edhe pse fajtor për një gol të pësuar dhe një karton të kuq duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë në një moment delikat, mesfushori i Brazilit, Felipe Melo nuk kërkon falje.

“Nuk e pranoj rolin e fajtorit dhe në asnjë mënyrë që nuk jam unë përgjegjësi. Duket sikur gjithcka që kam bërë ishte negative. Gjërat e mira harrohen”, tha juventini per televizionin “Rede Globo”.

Më tej ai shtoi se e di përgjegjësinë që ka tek humbja por shtoi se në cdo ndeshje të Brazilit ka dhënë maksimumin. “Julio Cesar foli për topin, por vuvuzelat më penguan të dëgjoja. Tani synoj të rikthehem tek Juventusi në nivele sa më të larta”, përfundon braziliani.