30 korrik 2010

Juve, “humbasin” Bufon dhe Iakuinta

Te Juventusi nuk gjenden më portieri Xhanluixhi Bufon dhe sulmuesi Vinçenco Iakuinta...
Të paktën këtë përfundim nxjerr pasi viziton faqen e internetit të klubit bardhezi.

Nëse klikon te seksioni “team and staff” (skuadra dhe stafi), në fakt emri i Bufonit dhe Iakuintës nuk figuron.

Një ngatërresë e pazakontë nga e cila të prekurit direkt mund të shqetësohen. Mos ndoshta klubi dëshiron t’i shesë? Vështirë se mund të ndodhë, megjithëse merkatos nuk i dihet asnjëherë.