15 korrik 2010

Juve në kërkim të Forlan

Juventusi është gati që të përqëndrojë vëmendjen kah asi i Atletico Madridit, Diego Forlan, në kohën kur Bianconerët janë në kërkim të një supersulmuesi.

Përderisa Wolfsburgu po refuzon të heqë dorë nga 40 milionë eurot për Edin Dzekon, drejtori Beppe Marotta është i gatshëm të kthehet kah Forlan.

Forlan thuhet se është i gatshëm të kalojë në Juve dhe se një ofertë prej 20 milionë eurosh për Atleticon do të ishte e mjaftueshme.