12 korrik 2010

Juventusi kërkon me ngulm Dzekon

Gara për Juventusin është kryer dhe në pole position tashmë është Edin Dzeko. Bardhezinjtë nuk lëshojnë për sulmuesin boshnjak të Volsburgut dhe kanë ndërmend të kryqëzojnë gishtat dhe të luftojnë deri në fund me Manchester Sitin. Vendi i fundit si ekstrakomunitar në skuadër është vetëm për të. Nëse do të dështonte ky mision, Marrota do të drejtohej drejt Krasiç, për të cilin për momentin nuk ka aspak konkurrencë. Goditja e fundit e merkatos, nëse do të kryhet ndonjë largim, do të ishte francezi Filip Mekses për të përforcuar qëndrën e mbrojtjes. Skuadra bardhezi është pothuajse e ndërtuar tashmë dhe pjesa më e rëndësishme dhe e fundit që mendohet ti shtohet skuadrës është pikërisht Edin Dzeko. Bepe Marrota nuk lëshon aspak në këtë tratativë, sepse sulmuesi boshnjak i Volsburgut është padiskutim edhe lojtari që kërkohet me ngulm nga presidenti Andrea Anjeli, për të shënuar një goditje të madhe. Presidenti ka kërkuar të bëhet gjithçka është e mundur për të arritur tek sulmuesi. Mançini për të dhënë më i vendosuri, do të hidhte firmën. Edin Dzeko ndërkohë, për momentin firmën nuk e hedh dhe kjo mjafton për Juventusin që të presë dhe të shpresojë në ndonjë ndryshim në favor të tyre. Manchester Siti po thonim: nga Siti mund të largohet ëndrra Dzeko, por edhe nga Manchester mund të hapet një autostradë. Mançini ka një listë dhe ndërmjet emrave të përmendur nga ish- trajneri janë edhe Drogba që duket i vështirë për t’u transferuar dhe Baloteli që ka më shumë mundësi. Nëse në fund Mario duhet të zbarkojë në Manchester, Marrota nuk do të kishte më rivalë për garën drejt Edin Dzeko. Dhe ëndrra më në fund mund të kthehet në realitet. Kush mund të ëndërrojë, ndërkohë pa pasur mundësi të bëj asgjë është Milon Krasiç. Çështja e ekstrakomunitarëve ka komplikuar disi trativën që duhet të kishte sjellë në urdhërat e Del Nerit lojtarin e kombëtares serbe. Mesfushori i Cska Moskës nuk ka asgjë tjetër se ç’të bëjë veçse të presë rradhën e tij. Nëse nga ana tjetër Juventusi do të mbyllë me sukses tratativën për sulmuesin boshnjak, atëherë tratativa Krasiç sfumohet përfundimisht.