30 korrik 2010

Marotta: Çështja Dzeko, e mbyllur!

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, përfundimisht ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Edin Dzekos te Juventusi, pasi që Wolfsburgu nuk është në disponim ta shesë atë.

“Dzeko? Na pëlqen, por Wolfsburgu nuk dëshiron ta shesë dhe kështu ky diskutim është i mbyllur”, tha Marotta për Il Corriere dello Sport.

Tuttosport kishte spekuluar të premten se Juventusi i kishte dhënë ultimatum Wolfsburgut me një ofertë të panegociueshme prej 30 milionë eurosh, e cila siç duket është refuzuar nga Ujqit gjermanë. /