04 korrik 2010

Melo: Nuk dua t’ia di se çfarë thonë njerëzit

“Tani jam i trishtuar dhe nuk kam fjalë. Por nuk dua t’ia di se çfarë thonë njerëzit”.

Ky është shpërthimi i Felipe Melos pas humbjes së djeshme të Brazilit.

“Nuk dua t’ia di nëse njerëzit vijnë në stadium dhe bërtasin kundër meje. Kush merr vesh nga futbolli e di se sa vlej. Tani do duhen disa ditë për të kaluar zhgënjimin, por jam i lumtur që do kthehem tek Juventusi”, është shprehur mesfushori i Selecao dhe Juventus.