06 korrik 2010

Motta: Juventusi mund ta sfidojë Interin

Transferi më i ri i Juventusit, Marco Motta, ka kërcënuar Interin me konkurrencë për Scudetto para fillimit të sezonit të ri.

“Unë e humba Scudetton me Romën, por tani dua ta fitoj atë me Juventusin. Mendoj se kemi gjasa të barabarta si të gjitha ekipet tjera, duke përfshirë këtu edhe Interin. Ishte e dhimbshme që e humbëm titullin kur ishim aq pranë dhe në fund mbetëm pa asgjë. Por tani unë dua të fitoj shumë nën fanellën e Juventusit”.

“Unë jam i kënaqur që jam te Juventusi dhe kam shumë punë për të bërë dhe mund të përmirësohem. Ky është një rast i mirë për mua dhe unë dua ta shpaguaj besimin që më është dhënë”, deklaroi Motta.