30 korrik 2010

Mourinho kërkon Amaurin

Strategu i Real Madridit, Jose Mourinho, ka shfaqur interesimin e tij për sulmuesin e Juventusit, Amauri, pasi që i ka pyetur drejtuesit ‘bardhezi’ se sa kushton ai.

Il Corriere dello Sport shkruan se drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë impresionuar nga paraqitja e sulmuesit brazilian ndaj Shamrock Rovers ku ai shënoi dy gola, ndërsa nga ana tjetër spekulohet për një ofertë nga Reali.

Juventusi nuk dëshiron ta shesë Amaurin, por nëse vjen një ofertë e përafërt me 22 milionë euro, atëherë Zonja e Vjetër mund të dëgjojë atë që kanë për të thënë Mbretërit e Madridit.