28 korrik 2010

Murinjo kërkon Xherrard dhe Amaurin

Sikurse bën të ditur “Mail on Sunday”, Zhoze Murinjo u ka kërkuar drejtuesve të Realit të Madridit të bëjnë një tentativë të fundit për të marrë Stiven Xherrardin: flitet për një ofertë prej 30 milionë sterlinash për Liverpulin. Ndërkohë surprizë është interesimi i trajnerit portugez të madrilenëve për sulmuesin brazilian të Juventusit, Amaurin. Tekniku nuk ka nevojë për një sulmues titullar, por për një rezervë të mirë, pasi nuk ka më në dispozicion Raulin, që kaloi te Shalke 04. Në këtë kuptim, braziliani i Juves do të ishte perfekt. “Special One”, sipas “Marca”-s, ka në shënjestër Mario Gomez (Bayern) e Hugo Almeida (Verder).