15 korrik 2010

Seria A, kampionati mund të nisë me grevë

“Iniciativa drastike nga sindikatat”, ose e thënë ndryshe paraqitje me gjysmë ore vonesë në ndeshjen e parë të Serisë A, të dielën më 29 gusht. Megjithatë, nuk përjashtohet as bojkoti i javës së parë të kampionatit në elitën e futbollit italian. Kjo është protesta e AIC, sindikatës së futbollistëve, nëse federata nuk do të marrë masa për kontratën kolektive, e cila ka skaduar më 30 qershor dhe për rregullat e reja në Lega Pro, ku skuadrat e Divizionit I janë të detyruara të aktivizojnë dy lojtarë deri në 21 vjeç, ndërsa ato të Divizionit II, tre lojtarë.