07 korrik 2010

Shkëmbim Clichy-Melo?

Juventusi dhe Arsenali janë duke planifikuar një shkëmbim që do ta shohë Felipe Melon në Emirates kurse Gael Clichyn në Olimpico të Torinos.

Il Corriere dello Sport pohon se Arsene Wenger ka bërë një plan shpëtimi për Melon, që është i gatshëm ta ringjallë karrierën e tij në Emirates. Felipe Melo kishte një sezon më shumë se katastrofal me Juventusin dhe një Botëror më shumë se skandaloz me kombëtaren braziliane.

Sidoqoftë, që Arsenali të transferojë Melon, do të përfshijë në marrëveshje dhe Gael Clichyn, që natyrisht do të pranohej pasi automatikisht do të zgjidheshin problemet e Del Nerit në krahun e majtë.