27 gusht 2010

Njeriu më kontrovers në futbollin italian, Luciano Moggi, ka shpërthyer, duke kritikuar hapur Massimo Morattin dhe trajnerin çek që kritikoi personalitete të shumta, Zdenek Zeman, ndërsa ka bërë pohime skandaloze për rastin Ibrahimovic.
“Moratti duhet të përgjigjet para Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) për deklaratat skandaloze se dikush ka blerë ndeshje. Nëse është dikush që ka blerë ndeshje, është ai që e ka bërë këtë. Referimet e Tottit kanë qenë më të vogla dhe ai u dënua. Moratti mohoi t’iu ketë referuar Juventusit, por kam një porosi për presidentin e Interit: ne kënaqemi me fitoret e të sotmes, por i kujtojmë gabimet e të kaluarës”.
“E njëjta edhe për trajnerin e nderuar Zdenek Zeman. Mendoj se ky njeri duhet të mendojë dy herë para se të flasë dhe të tërhiqet nga pohimet. Ai sulmon njerëz si Lippi, Deschamps, Zidane dhe ato sulme duken totalisht pa vend. Paramendoni, keni kohë të mendoni për Zeman. Problemi qëndron tek ata që i japin hapësirë dhe kohë për intervista nëpër televizione. Zeman gjithashtu flet për Juventusin kur shkon të pijë kafe, pa kurrfarë fakte. Ai nuk ka fituar kurrë asgjë në në karrierën e tij dhe për këtë arsye nuk ka të drejtë të bëjë kritika. Lippi është kampion i botës, ai është asgjë. Flet keq për Mourinhon, i cili fitoi gjithçka”.
Një tifoz Bianconer shfaq hapur 'dashurinë' e tij ndaj Interit
“Ibrahimovic është lojtar fenomenal, frikëson mbrojtjet, fillon nga mesfusha me top dhe askush nuk mund ta lëkundë. Unë e kam ndjekur Ibrën, jo vetëm me anë të videove siç bëjnë ata tek Interi. Gabimi i tij i vetëm është që dëshiron të kënaqet kur luan. Me Ibrën, Interi është më pranë shkatërrimit, pasi që Milani është bërë padyshim kundërshtar më i fortë për kushërinjtë Nerazzur”.
“Allegri duhet të brengoset më shumë për mesfushën e vjetër dhe të ndryshkur, sikurse që janë Ambrosini, Gattuso dhe Pirlo. Ibra mund të jetë i dobishëm për mediat. Për më shumë, zotri Berluskoni më ka folur për dashurinë e tij për suedezin gjatë samitit Palazzo Grazioli dhe kjo ishte koha kur Zlatan u largua nga Interi”.
“Me që jemi këtu, më lejoni që ta s’pastroj ndërgjegjen. Moratti ka thënë se liderët e Juventusit e kanë falënderuar që e ka blerë Ibrën. Ishte shaka! Me mua ai kurrë nuk do të largohej nga Juventusi, por më pas erdhi ajo verë e mallkuar e vitit 2006. Ibra në Torino, me ne, ishte në shtëpinë e tij, jo lojtar që do të mund të largohej. Kam thënë se ai nuk do të përshtatej në Spanjë, por përkundër kësaj, atij nuk i mungoi mbështetja nga ekipi, por ndjenjat e vogla për Guardiolën si trajner që është”, shkroi Moggi në editorialin e tij përTuttomercatoweb.