16 shtator 2010

Bale në shënjestër të Milanit, Juves dhe Interit

Skuadrat kryesore italiane planifikojnë ta testojnë Tottenhamin me oferta gjatë afatit kalimtar të janarit për shërbimet e Gareth Bale.

21-vjeçari është në formë të jashtëzakonshme në këtë fillim sezoni, ashtu që, sipas Itasportpress, përveç interesimit të mëhershëm të Real Madridit, ai tani është në shënjestër të Milanit, Juventusit dhe Interit.

Pasi nënshkroi zgjatjen katërvjeçare të kontratës në muajin maj, Spursat nuk do të jenë në disponim të pranojnë oferta me shifra të vogla.