21 shtator 2010

Cesare Prandelli : Milan, Inter dhe Juventus janë favoritet për Scudetto

Trajneri i Italisë Cesare Prandelli beson se Juventus dhe Milan do të kandidojnë gjerësisht në garën për Scudetto, por ai e ka zgjedhur Interin si më favorit.
“Unë mendoj se për mua janë tre favorit: Milan, Juventus dhe Inter,” tha Prandelli për Sky Sport Italia.

“Juventus janë një ekip që janë gjithmonë aty për të luftuar për Scudetton. Luigi Del Neri është duke punuar për të gjetur një identitet të saktë dhe ai do ta bëjë këtë në një kohë të shpejtë.”

Po ashtu Prandelli shtoi disa fjalë për Interin.

“Unë mendoj se Inter mund ta përsërisin suksesin e tyre, sepse ata janë ende të uritur për sukses dhe ata e kanë vullnetin për ta bërë atë.”