15 shtator 2010

Edhe Juventus, pas Behramit

Paraqitjet deri tash jo dhe aq bindëse të Marco Mottës dhe Paolo De Ceglies mund ta shtyjnë Juventusin që t’i përvjelë sërish mangët në afatin kalimtar të verës, në kërkim të futbollistëve adekuatë për ekipin.

Uebfaqja, 4-4-2.com njofton se drejtori sportiv i Bianconerëve, Giuseppe Marotta, po planifikon që gjatë janarit, ish-mbrojtësin e Romës, Motta, ta zëvendësojë me futbollistin e njohur për futbollin italian: Valon Behrami.

25-vjeçari ishte pranë transferimit në Romë gjatë verës, por ky kalim dështoi në çastet e fundit. Nëse këtë nuk e bëri në verë, me gjasë, përfaqësuesi zviceran një gjë të tillë do ta bëjë gjatë dimrit.

Behrami ka bërë të ditur se do të përqendrohet 100 për qind te klubi i tij West Ham United, por e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, pas eksperiencave që pati me Genoan dhe Lazion.

Juventus dhe Roma e kanë vënë në shënjestër futbollistin kosovar, por një shpresë të vogël e kanë edhe Palermo e Cesena. Në Angli, një interesim jozyrtar për Behramin e ka shfaqur Liverpool.