15 shtator 2010

Marchisio rinovon me Juven

Mesfushori i Përfaqësueses së Italisë, Claudio Marchisio, së shpejti pritet të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Juventusit, përcjellë të martën “Gazzetta dello Sport”. Marchisio ka kontratë me Juventusin deri në qershorin e vitit 2014, ndërsa kontratën e re do të rinovojë edhe për dy vite të tjera dhe më kushte më të mira. Aktualisht paga e tij vjetore te skuadra nga Torino është një milion euro. Para Marchisios kontratën me Juven e ka rinovuar mbrojtësi Giorgio Chiellini.