13 shtator 2010

Moggi: Juve , Krasic luajti mire , por smund te shkosh larg pa kualitet

MILAN: PER SKUDETO NESE KTHEHEN FURISHEM

Ndeshja kunder Cezenes ishte shembull se si nuk duhet te luhet futboll. Loje e perballuar pa vemendjen e duhur dhe pa arrogance. E pastaj mesfushoret: Pirlo, Gattuso e Ambrosini jane te harxhuar per te mbeshtetur tre sulmues. Vazhdoj te mendoj se ne vend te Robinjos me mire do ishte te investonin ne nje mbrojtes por sidoqofte nese Milani gjen ekuilibrin e duhur taktik, mund te fitoje skudeton.

INTER: SA SHUME DO NDIHET MUNGESA E MURINJOS

Fitorja e mundimshme kunder Udinese-se tregon se ky vit do te jete i veshtire per Interin qe te rishpallet kampion, poashtu sepse Milito duket te kete ngecur pas atij sezoni te kaluar te mrekullueshem. Me Romen e Milanin do te jete nje kampionat pothuajse i barazpeshuar ne luften per titull dhe nuk do cuditesha nese skuadra zikalter do perfundonte e treta…Ajo gjeja qe mungon me shume per dallim nga viti i kaluar eshte Murinjo, qe ne nje menyre mbronte te gjithe lojtaret e tij duke folur vetem ai. Kurse Moratti me Benitezin, vecse ka filluar qe te flas si shume dhe shpesh si percart si ne rastin e te huajve dhe te ndeshjeve te “vjedhura”.

ROMA: CAGLIARI ISHTE SI NJE ZILE ALARMI

Roma ka lojtare per te luftuar per titull ose me se paku per vend te dyte por duhet te jete me e kujdesshme. Cagliari ishte si nje zile alarmi. E pabesueshme te pranohen tre gola nga gjuajtjet e lira brenda nje loje. Do te thote se nuk ishin te vemendshem. Mbase koken e kishin ne Mynih.

JUVENTUS: PA KUALITET NUK MUND TE SHKOSH DHE AQ LARG

Mbrojtja e Juves ka treguar se eshte e thyeshme, e sidomos krahve. Motta do ta enderroje Cassanon per nje kohe te gjate. Ne mesfushe mungon kualiteti, vetem ne Aquilanin mund te llogaritet per te ardhmen. Krasic ishte i mire. Ndeshja e dites se djeshme tregoi se niveli i kualitetit te Juventusit eshte pak a shume i barabarte me ate te Sampdorias.

SERENI DHE ANDUJAR: KUR PORTIERET SHNDERROHEN NE PROTAGONISTE

Brescia dhe Catania kane marre me vete ne shtepi fitore shume te rendesishme fale paraqitjeve te mira te portierve te tyre. Vlen te permendet se Parma eshte ndeshkuar nga referet kurse Palermo ka qene shume pak konkrete, duke bere me dije qe dhe pse ka ne skuader nje lojtar si Pastore, tanime lojtar qe mund te luaj per ndonje klub te madh, nuk eshte skuader qe mund te pretendoj per kulmin