14 shtator 2010

Navas kushton 25 milionë euro

Interesimet e disa klubeve evropiane, përfshirë këtu edhe atij anglez, Arsenal, e kanë shtyrë klubin spanjoll, Sevilla, që ta vendos çmimin për yllin e kësaj skuadre, Jesus Navas.

Klubi andalusian e vlerëson mesfushorin e krahut, njëkohësisht përfaqësuesin spanjoll, 25 milionë euro.

24 vjeçari luan në Sevilla nga viti 2003, duke zhvilluar 197 ndeshje dhe shënuar 17 gola. Me Furie Rose, ai luan nga viti 2009 (ka 10 paraqitje) dhe u shpall kampion i botës muaj më parë.