28 tetor 2010

Ambrozini në dispozicion për Juven

Lajme të mira për Alegrin, dy ditë para ndeshjes së madhe kundër Juventusit. Tekniku i Milanit do të ketë në dispozicion edhe Masimo Ambrozinin. Kapiteni kuqezi ka punuar me grupin në stërvitjen e ditës së djeshme. Seanca, e mbyllur me një ndeshje stërvitore në gjysmën e fushës, ka parë skuadrën të zhvillojë ushtrime në lidhje me kontrollin e topit. Përsa i takon lojtarëve të tjerë, Bonera ka punuar në palestër bashkë me Tiago Silvën, aktivitet i personalizuar për Nestën dhe Ibrahimoviçin përveç se për Abaten, Zambrotën dhe Ronaldinjon, gjendja e të cilit është drejt përmirësimit.