27 tetor 2010

Chiellini: Nuk do të na mungojë Krasic

Giorgio Chiellini i ka dërguar Milanit një mesazh kërcënues para derbit që zhvillohet të shtunën, duke thënë se Juventusi mund të triumfojë në San Siro edhe pa shërbimet e asit Milos Krasic.

“Ne pajtohemi me presidentin, shumë është thënë për incidentin e Krasic dhe atë me tone të gabuara. Krasic është lojtar i madh. Fuqia e një ekipi shihet kur arrin t’ia dalë me mungesat. Ata që do luajnë në vend të tij do të jenë në nivel”, theksoi Chiellini.

Mbrojtësi shtoi më tej se gjithçka është gati për rinovimin e kontratës së tij me Juventusin, por se mungon vendosmëria e palëve. /