27 tetor 2010

Del Piero: Mund të përmirësohemi


Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, beson se Bianconerët duhet të punojnë më shumë për t’u përmirësuar.

“Ne erdhëm nga dy ndeshje në udhëtim me dy barazime, që është më pak nga ç’kemi pritur. Fatmirësisht tabela në këtë fazë të sezonit edhe në Europa League edhe në Serie A është e hapur”.

“Sidoqoftë, ne duhet të mendojnë për t’u përmirësuar dhe t’i shfrytëzojmë katër ditët e pushimit për t’u përgatitur për takimin me Milanin. Do të jetë ndeshje e madhe kjo”, deklaroi Alex Del Piero