31 tetor 2010

Del Piero: Nuk e kemi fituar Scudetton

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ishte tejet i qetë pas supersfidës së fituar ndaj Milanit, ku pos tjerash shënoi dhe golin e 179-të në karrierën e tij në Serie A, me ç’rast dhe theu rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kampionatin italian.

“Në këto ndeshje gjithçka mund të ndodhë. Ato kanë vlerë tri pikë, por ato janë gjithnjë të veçanta, pasi që nuk kemi fituar këtu që një kohë të gjatë. Puna që kemi bërë është shpaguar. Tani ecim. Tani duhet të shkojmë përpara. Do të ishte mirë të vazhdojmë kështu. Unë jam mirë dhe gjithmonë dua të luaj”.

“E ardhmja ime? Le të shohim muajt e ardhshëm. E ardhmja ime është gjitmonë e hapur. Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me Juventusin, por nuk jam i brengosur për të ardhmen. Goli ishte instinktiv dhe jam i ngazëllyer që arrita të godas”.

“Scudetto? Ne shpresojmë se kjo ndeshje është fazë e re e udhëtimit tonë. Ne duhet të përmbahemi nga entuziazmi në ndeshjet tjera. Ka ende punë për të bërë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë çdo rast”, deklaroi Alex Del Piero