27 tetor 2010

Juventusi dhe Interi në luftë për Benzeman

Juventusi dhe Interi pritet të përballen në luftën për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, i cili sipas Marca, ka prishur marrëdhëniet me strategun e Los Blancos, Jose Mourinho.

Benzema ishte zëvëndësuar vetëm pas 62 minuta lojë në sfidën ndaj Real Murcia të martën, ndërsa pas ndeshjes kryetitulli në Marca ishte ‘Esta Muerto’ (Ai është i vdekur).

“Benzema luajti keq”, theksoi Mourinho.

Tuttosport ka shfrytëzuar rrëmujën e krijuar më lart, për të spekuluar mbi të ardhmen e sulmuesit francez, i cili shumë lehtë mund ta shohë veten në Giuseppe Meazza, apo edhe në Olimpico të Torinos. Sidoqoftë, Interi dhe Juventusi kanë konkurrencë të fortë nga Manchester United.