29 tetor 2010

Lipi: Gabova, por dëshiroj të rikthehem

Pas një heshtjeje të gjatë është kthyer të flasë Marçelo Lipi. “Unë përfaqësoj botën e futbollit dhe nuk ndihem aspak një ish, shpresoj të kthehem të punoj shpejt, por edhe nëse nuk do të punoja më gjërat që kam bërë do të mbeten gjithsesi përgjithmonë”, ka thënë ish-trajneri i Italisë dhe i Juventusit gjatë marrjes së çmimit Atorn për solidaridetin në Piza. “Truri im funksionon”, ka shtuar më pas ai. “Në karrierë kam bërë shumë gjëra të drejta, por një e kam gabuar.

Tani nuk duhet të harrojmë të gjithë gjërat e drejta të bëra më parë. E përsëris, truri im funksionon shumë mirë, dhe ka funksionuar gjithmonë shumë mirë”, ka saktësuar edhe një herë trajneri toskan. Në fund, në lidhje me marrëdhënien midis futbollistëve dhe solidaritetit, Lipi ka siguruar se është shumë e ngushtë: “Nuk është e vërtetë që futbollistët nuk janë të ndjeshëm ndaj fenomeneve sociale. Ata janë gjithmonë të gatshëm të japin ndihmën e tyre kur është e nevojshme”, ka përfunduar Lipi.