28 nëntor 2010

Del Neri: Start i keq ndaj Fiorentinës

Juventusi e humbi mundësinë e artë për t’iu afruar edhe më shumë Milanit në tabelën e Serie A, ndërsa trajneri Luigi Del Neri shprehet se starti i Bianconerëve ishte jashtëzakonisht i keq.

“Ne po përmirësohemi ende. Fiorentina arriti që të kalojë në epërsi, kurse ne nuk ishim në gjendje që të shënojmë golin e barazimit, përkundër disa rasteve në pjesën e parë. Unë pashë karakter të mirë te njerëzit ie mi, të cilët luftuan deri në fund dhe mendoj se ata u shpërblyen në fund”.

“Sidoqoftë, duke parë synimet tona këto janë dy pikë të lëshuara. Ne duhet t’i fitojmë ndeshjet si këto dhe pasi që nuk jam aq i interesuar në tabelën e Serie A, ne nuk duhet t’i lejojmë rivalët të marrin frymë lehtë”, ka thënë Del Neri.