19 nëntor 2010

Melo: Nuk mund ta fitojmë Scudetton

Mungesa e besimit për të luftuar për titullin e kampionit të Italisë ka filluar të rishfaqet në fytyrat e lojtarëve të Juventusit.

Mbrojtësi i Biankonerëve, braziliani Felipe Melo mendon se Milani ose Interi do ta fitojë Scudetton.

“Ekipi po fiton tani dhe po luan mirë, e jo si vitin e kaluar. Kur grupi luan mirë, gjithçka shkon sipas planit”.

“Çfarë na mungon? Nuk jemi të gatshëm për ta fituar Scudetton. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të jemi më realistë. Duhet të pranojmë se Milani dhe Interi janë mbi ne”, u shpreh Melo.