24 nëntor 2010

Sisoko drejt largimi në janar

Skuadra e Lacios duket se do ta braktisë garën për Momo Sisokonë, mesfushorin që në janar mund të largohet përfundimisht nga Juventusi për të gjetur një skuadër ku mund të luajë me më shumë vazhdimësi.

Futbollisti nga Mali, që ka një kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2013-të, fiton 2 milionë euro në sezon, një shifër që konsiderohet shumë e lartë për bardhekaltrit.

Ndër të tjera, Juventusi synon ta shesë Sisokon dhe jo ta japë borxh dhe çmimi i kartonit është përafërsisht 10 milionë euro: nuk janë pak për një lojtar që shpesh ka probleme me dëmtimet.