20 nëntor 2010

Zamparini ia ofron Pastoren Juventusit

Në një intervistë për Tuttosport, presidenti i Palermos, Zamparini i ka ofruar Pastoren skuadrës së Juventusit.
“Është si Del Piero. Luan pas sulmuesëve dhe do të ketë një karrierë fantastike në të ardhmen. Nëse Juventusi e dëshiron …” u shpreh Zamparini.
Gjithsesi presidenti nuk harron të përmend klauzolën për largimin e tij: “Skuadra që e dëshiron Pastoren duhet të paguajë 70 milion euro, shifër kjo që është e pranueshme për ne.
“E kam refuzuar ofertën e Real Madridit prej 25 milion eurosh, pasi që edhe Pastore dëshiron të luajë me Messin, por nëse arrinë një ofertë prej 100 milionësh nga Abramovich, atëherë mesiguri që menjëherë do ta merrja parasysh” shtoi Zamparini duke tentuar kështu ti fut në garë të gjitha skuadrat e mëdha në mënyrë që të përfitojë sa më shumë para nga shitja e tij, pasi që konkurrenca do t’ia rriste edhe më shumë vlerën Pastores.