29 dhjetor 2010

Agnelli e sheh Milanin si favorit për titull

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli e sheh Milanin si favoritin kryesor për të fituar Skudetton këtë sezon.

Milani mban kreun e tabelës me tre pikë diferencë nga ekipi i dytë i renditur, Napoli, por u mposht në ndeshjen e fundit të vitit 2010 nga Roma. Megjithatë Agnelli mendon se Rossonerët vazhdojnë të jenë favoritë për Skudetton e këtij sezoni.

“Ka shumë ekuilibër në ligë sot. Ne e kemi Milanin në ballë të cilët po kalojnë një sezon të shkëlqyeshëm. Napoli është prapa tyre dhe pastaj Lazio, ne dhe Roma, dhe nuk duhet ta harrojmë Interin, që sapo ka fituar Kupën Botërore të Klubeve. Ata sigurisht do të kenë diçka të thonë”.

“Ne po përqendrohemi te vetja dhe dalim secilën herë në fushë me dëshirën dhe shtytjen për të fituar”, ka thënë Agnelli. /