30 dhjetor 2010

Garra Dembele nga janari në Juventus ?

Njëri nga sulmuesit më të mirë në europën lindore, Garra Dembele, në janar mund të transferohet në Juventus.
Sulmuesi fantastik i Malit i cili ka pasaportë franceze i ka mahnitur të gjitha ekipet e mëdha me paraqitjet e tij në Levski të Sofies.
24 vjeqari ka “shpërthyer” dhe me 16 gola në 12 ndeshje e ka rezervuar kartën për tu transferuar në një ekip të madh.
Sipas mediave Bullgare, Juventusi ka arritur marëveshje me klubin e tij “Levski Sofia” , dhe pritet ti paguaj rreth 3 milion euro.
/Juventus-Fans/