28 dhjetor 2010

Juve ofron Amauri për Gilardino

Juventus si duket ka planifikuar një transfer në vlerë totale prej 20 milion Euro për sulmuesin e Violas, Alberto Gilardino.
Juve nuk do ti ofrojë saktësisht 20 milion Violas, por në marrëveshje thuhet të futet edhe Amauri, vlera e të cilit aktualisht është afro 10 milion Euro.
‘Ilsussidiario.net’ thotë se për gjigandin Torinez, në maje të listës për merkaton e Janarit është pikërisht Gilardino.
‘Gila’ po largohet nga Fiorentina për në Juve duke i’a përmisuar dukshëm kushtet në kontratë, përkatësisht rritjen e rrogës nga 2.3milion në 3 milion që do ti merr tek Zonja e Vjetër.
Amauri do të rikthehet nga lëndimi në Janar dhe pothuajse është e sigurt se do të largohet nga klubi Bardh e Zi edhe nëse nuk transferohet asnjë sulmues tjetër, Marotta ka në plan të shfrytëzoj të rinjtë e klubit siç janë Gianetti i cili shënoi kundër Manchester Cityt dhe Libertazzi i cili debutoi kundër Lech Poznan në Europa League.