31 dhjetor 2010

Ndeshjet më mbresëlënëse në kampionatet botërore

(1) Italia 3:2 Brazili (1982)

Kjo ndeshje mund të cilësohet jo vetëm si ndeshja më e mirë e të gjitha kohërave e Kampionatit Botëror, por mund të renditet e para në listën e ndeshjeve më të mrekullueshme që është luajtur ndonjëherë. Brazili në njërën anë, me një futboll elegant dhe ofensivë që shkatërronte mbrojtjen kundërshtare me lehtësi, dhe Italia në anën tjetër, me një stil krejtësisht të kundërt me atë të brazilianëve duke përdorur formacionin e quajtur “catenaccio”, apo siç njihet si “mbrojtja e hekurt”, zhvilluan një futboll të paparë më parë, me sulme dhe kundërsulme të shumta. Mirëpo, fituese e këtij takimi doli Italia, fal tregolëshit të legjendës italiane Paolo Rossi. Golat për Brazilin i shënoi Zico.

(2) Italia 4:3 Gjermania Perëndimore (1970)

Njihet si ndeshja e shekullit, por, në të vërtet, më mirë do të ishte të quhej si koha shtesë më e mirë që keni parë ndonjëherë. Një numër prej pesë golave u shënuan brenda atyre 30 minutave, pasi në kohën e rregullt Italia dhe Gjermania Perëndimore në atë gjysmëfinale të vitit 1970 kishin mbetur baras 1:1. Gjermanët kishin fatin që ta shtynin ndeshjen deri në lojën shtesë. Gjatë atyre 30 minutave italianët e kishin bllokuar plotësisht legjendën gjermane Franz Beckenbauer, por ekipi i tij doli në epërsi për herë të parë në atë takim fal sulmuesit të njohur Gerd Muller, i njohur si “Der Bomber”. Italia u kthye në lojë përmes Tarcisio Burgnich dhe Luigi Rivas, për të dal përsëri në epërsi. Muller barazoi, por Italia përsëri bëri një kthesë duke shënuar golin e fitores përmes Gianni Riveras.

(3) Franca 1:1 Brazili (1986, Franca fitoi 4:3 pas penalltive)

Kjo ishte një ndeshje e mrekullueshme: zhvillohej ndërmjet mbretërve të Evropës dhe gardianëve të Amerikës Latine. Ndeshja filloi me Francën që i tregoi Brazilit se si luhej futbolli me pasime, duke lënë brazilianët të ndiqnin hijet e tyre. Por Franca nuk mundi të shënonte, dhe Brazili përfitoi dhe kaloi në epërsi. Franca u trondit, pasi Michel Platini ua fali brazilianëve golin e epërsisë. Mirëpo, Platini dhe Franca u rikthyen vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë duke barazuar rezultatin në 1:1. Pjesa e dytë ishte e barabartë. Mirëpo, zgjidhja e vetme e përfundimit të këtij takimi ishin penalltitë. I pari që nuk qëlloi saktë ishte Platini – në ditëlindjen e tij! Mirëpo, Franca prapëseprapë arriti që të shënoj fitore, fal reagimeve të mira të portierit Joel Bats, i cili bllokoi dy gjuajtje të brazilianëve, duke i dërguar më larg “Les Bleus”.

(4) Brazili 3:2 Holanda (1994)

Kjo çerekfinale e KB SHBA 1994 u gjallërua në pjesën e dytë të ndeshjes. Ishte takimi i parë zyrtar i dy skuadrave që nga viti 1974, dhe Brazili dëshironte që të hakmerrej për humbjen e tyre në gjysmëfinalen e atij viti. Goli i parë u shënua nga Brazili, ku Bebeto përfitoi nga një pasim i dobët e Franck Rijkaardit dhe e kaloi atë tek Romario i cili e futi atë në rrjet. Pak më vonë edhe Bebeto u shënua në listën e golashënuesve, dhe kështu dukej se ndeshja kishte përfunduar. Por jo. Brenda një minute, Holanda ngushtoi epërsinë përmes një depërtimi tronditës individual nga Denis Bergkamp. Rezultatin më vonë e barazoi Aron Winter nga këndi i vdekur. Ndeshja kaloi në lojën shtesë, por fitorja erdhi nga një lojtar që nuk pritej: mbrojtësi Branco shënoi një gol shokuese nga gjuajtja e lirë, 25 metra larg portës, i cili atë ditë luante vetëm si zëvendësim i Leonardos, i cili ishte i suspenduar.

(5) Gjermania Perëndimore 3:2 Hungaria (1954)

Finales së Kupës së Botës 1954 shpeshherë i referohet si “Mrekullia e Bernit”. Por, është gjithashtu edhe njëra prej finaleve më kontroverse që është zhvilluar ndonjëherë. Hungaria hyri së favorite e madhe dhe si skuadër fituese e Olimpikut të vitit 1952, e udhëhequr nga i mrekullueshmi Ferenc Puskas. Ajo kishte arritur t’ia shkaktonte Anglisë humbjen e parë në shtëpi në “Wembley”, dhe atë me rezultat 6:3. Në fazat e hershme të atij kampionati “Hungarezët e Magjishëm” i kishin mposhtur gjermanët bindshëm prej 8:3. Në finale Hungaria ishte e para që doli në epërsi përmes Puskas dhe Zoltan Czibor. Mirëpo, brenda minutave ata e barazuan rezultatin përmes Max Morlock dhe Helmut Rahn. Vetëm pesë minuta para përfundimit të takimit Rahn realizoi golin e dytë të tij në ndeshje për fitoren 3:2 të gjermanëve. Deri në fund Puskas e “barazoi” rezultatin... mirëpo gjyqtari anësor vendosi që ta anulonte golin me pretekstin se ai ishte në pozitë jashtë loje. Kjo çështje sot e asaj dite debatohet.