29 dhjetor 2010

Një adoleshent sfidon Bufonin tek Juventus

Është ende vetëm 16 vjeç, por për portierin e ri rumun Laurentiu Branesku, ka nisur që tani një "ankand" i përmasave europiane. Futbollisti që luan aktualisht me skuadrën modeste CSM Ramnicu Valcea, është kërkuar që tani nga skuadra të kalibrit të Juventus, Mancester Junajtid, Liverpuli dhe Çelsi. Megjithatë, duket se ylli i ardhshëm i portës rumune duket më pranë italianëve të Juventusit, të cilët kanë ofruar 900 mijë euro për 16 vjeçarin. Madje, nëse klubi aktual ku luan Branesku bie dakord, portieri mund të kalojë që në muajin janar në Torino. Edhe pse mund të duket e habitshme, mbërritja e adoleshentit tek Juventus, mund të vërë në dyshim rinovimin e kontratës së portierit Bufon me këtë skuadër..