30 dhjetor 2010

United befason, £15M dhe Machedan për Gilardinon

Manchester United i ka befasuar të gjithë me idenë për sulmuesin e Fiorentinës, Alberto Gilardio. Juventus më herët kishe ofruar rreth 15 milion Funta për sulmuesin Italian, por ‘Gazzetta dello Sport’ thotë se Juve ka hasur në vështirësi, sepse ka një konkurent të fortë nga kryesuesit aktual në Premier League.
Fiorentina dëshiron të nënshkruaj me sulmuesin e Italisë U-21, Frederico Macheda i cili mund të futet gjithashtu në marrëveshje.
Edhe pse Ferguson është i vendosur që t’a lërë vetëm në huazim lojtarin në fjalë, kjo do ti përshtatej edhe Violas e cila do ta merrte atë deri në verë, për të pasur koh në gjetjen e zëvendësimit të sulmuesit të saj.
Vështirë të bëhet real ky transfer, por Ferguson është i frustuar me sulmuesin e tijë Berbatov i cili po humbë shum raste pavarësisht se është një nga më të mirët kohëve të fundit në Manchester United.