31 dhjetor 2010

Vargas: Dua të qëndroj në Viola

Anësori i majtë i Fiorentinas, Juan Manuel Vargas ka shprehur edhe një herë dëshirën që të qëndroj në klubin aktual.
“Në Fiorentina jam i qetë dhe jam mirë, qëllimi im është që të stabilizohem dhe t’ia dal mirë me Violan.”
Sipas disa zërave të fundit ishte Juventus ajo që po bënte presion në Vargasin, por ky i fundit i’a mbylli dyert.
“Kam ende disa probleme me muskujt dhe ende mund të jap më të mirën nga unë.” tha Vargas për Sky Sport 24.
“Shpresoj që në vitin tjetër të rikthehem në nivelet e mija. Mihajlovic? Trajneri ka vendosshmëri dhe karakterin e duhur, ai kurrë nuk dorëzohet gjithmon pretendon më shumë.”